• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Poshka, drejt karrierës së suksesshme
e Martë, 19 Janar 2010 22:48
Radio_SHARRI_-_Agim_Poshka_-_01I lindur në Strugë, në një periudhë kur për shqiptarët ishte vështirë të mësohej shqip, hobi i vegjëlisë në këto kushte, për Agim Poshkën ishte noti. Me dëshirën për t’u bërë një notar i mirë, Poshka fillon stërvitjen në klubin e notit “Struga”, si i vetmi sportist shqiptar në kampionatin e Maqedonisë. E njëjta periudhë përkoi edhe me mësimin e mandolinës, duke projektuar në këtë mënyrë rrugën që, pavarësisht nga mosha, duket e gjatë dhe e vështirë. Ka shkuar rishtazi në Tiranë, për një bashkëpunim të ri me kompozitorin Edmond Zhulali.
Në studion ku punon gjendet edhe poeti i këngëve të tij, Jorgo Papingji. Mbi vargjet e këtij të fundit, ai ka kompozuar gati 13 këngë. Papingji, i frymëzuar nga muzika e tij, thotë se bashkëpunimi nuk është i rastësishëm. “Gimi, në natyrën e të kënduarit të tij, parazgjedh këngët me tematikë sociale dhe ai e zgjedh vetë performancën. Në të gjitha këngët që ka ekspozuar në festivale, ai ka gjithmonë një performancë të re, shumë të gjetur dhe me shumë domethënie”, thotë poeti.
Të njëjtin mendim ndanë edhe Edmond Zhulali, orkestruesi i shumë këngëve të Agimit. Ai thotë se pavarësisht origjinës, muzika e tij tingëllon e afërt për publikun shqiptar, që e ndjek dhe e pëlqen. “Ka kërkuar gjithmonë që kjo këngë të jetë bazuar mbi dhimbjen dhe që të jetë me orkestrim bashkëkohor”, thotë Zhulali. Duke zbritur nga ky vlerësim, kantautori Redon Makashi kërkon ta vlerësojë Agimin nga pozitat e një miku të vjetër. Një njohje “blic” nëpër festivale dhe që më pas mori trajtat e një miqësie të vërtetë. “Si fillim e sheh një njeri tepër të ndrojtur dhe të fjetur, por kur diskuton me të, të jep kënaqësinë e të diskutuarit. Është i këndshëm dhe ka sensin e humorit brenda tij”, pohon Makashi.
Kantautor, shou-men, menaxhues i trupës teatrore të të rinjve në Strugë, pedagog dhe aktivist i njohur i të drejtave të artistëve, Agim Poshka është nga ata të rinj që, mesa duket, i mungon koha.
Share