• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Juliana Pasha, mbështetet në Zotin!
e Premte, 15 Janar 2010 21:00
Radio_SHARRI_-_Juliana_PashaFituesja e Festivalit të 48-të të këngës në Radiotelevizionin Shqiptar dhe njëherësh edhe këngëtarja që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, Juliana Pasha, është krenare dhe njëkohësisht edhe ndjen përgjegjësi që do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival të madh evropian të këngës. Ajo thotë se përfaqësimi në këtë eveniment të madh kulturor, nuk është për të rënë në vetëkënaqësi, por është përgjegjësi e madhe. “Eurovisioni ka shumë punë dhe kjo do të thotë shumë për mua. Duhet të jem shumë e përgatitur. Në radhë të parë, vërtet përfaqësoj Shqipërinë, por është Juli që do të dalë në skenë atje dhe, nëse unë nuk do të dal mirë, kur të kthehem nga andej, do të jetë Juli që do të flitet për të dhe nuk do të jetë Shqipëria. Andaj, unë do të jem shumë e kujdesshme dhe shumë e përgatitur për të dhënë maksimumin tim atje”, ka thënë Juliana.
“Nuk mundem pa ty” ishte titulli i këngës fituese, në edicionin e sivjetmë të festivalit në RTSH, e cila këngë është kompozuar nga Ardit Gjebrea, që është edhe autor i tekstit, së bashku me Pirro Çakon, kurse orkestrimin e ka bërë Shpëtim Saraçi.
Qëllimi i këngëtares Pasha është që së paku të arrijë në finale në Eurosong, prandaj thotë se ndjen përgjegjësi të madhe. “Sigurisht, në dashtë Zoti të dal sa më mirë, të paktën të jemi në finale, dhe më pas, le të bëhet ashtu si ta ketë vendosur Zoti. Unë i besoj vetëm atij. Andaj, e kam lënë çdo gjë në dorën e tij”, shton Juliana.
Festivali evropian i këngës “Eurosong 2010”, do të zhvillohet në fund të muajit maj, në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.
E lindur më 20 maj 1980, Juliana i përket shenjës së horoskopit “Demi”, prandaj konsiderohet si njëra nga këngëtaret më të vendosura shqiptare, duke bërë që me zërin e saj karakteristik të fitoj shumë çmime të para.
Ajo doli në skenë për herë të parë në vitin 1998, ne Festivalin e RTSH-së, me këngën: "Në këngën time u çlodha". Një vit më vonë, ajo sërish në po të njëjtin festival merr pjesë me këngën "Dëgjoji zërat e largët", ku vlerësohet nga këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela, me çmimin "Zëri i ri më mirë".
Tashmë Juliana ka bërë më shumë se një dekadë në skenën shqiptare dhe gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të fuqishëm dhe për këndim perfekt, Lve. Ka marrë pjesë në “Mikrofoni i Artë”, ku këngët e saj "Flas me natën”, “Nuk Mjafton të dua” dhe “Milje larg", janë vlerësuar me çmime të ndryshme.
Ne vitin 2005, ajo merr pjesë për herë të dytë në "Kënga Magjike", me këngën "Ti unë", ku vlerësohet me çmimin "Çesk Zadeja". Në vitin 2007 merr çmimin e tretë në Festivalin e RTSH-së, me këngën "Qiell i ri", kompozuar nga Endri Sina dhe Sajmir Braho. Ky vit ishte mjaft i suksesshëm për Julianën, pasi në "Kënga Magjike 2008" u vlerësua me çmimin e Kritikës, për këngën “Një mijë arsye”, e kompozuar nga Shpetim Saraçi. Në festivalin e RTSH-së, me këngën "Një jetë", në duet me Luis Ejllin, Pasha u vlerësua me çmimin e Dytë.
Shqipërinë, në evenimentin “Eurovizioni 2010”, Juliana pasha e përfaqëson me këngën "Nuk mundem pa ty", pasi ajo fitoi në Festivalin e 48-të në RTSH.
Share