• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Martë, 12 Janar 2010 10:02

Dragash
- Për shkak të mungesave të shumta, 20 nxënës të gjimnazit “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, mund të përjashtohen nga shkolla, ka bërë të ditur drejtori i kësaj vatre mësimore, Fikri Misini. Sipas tij, në bazë të Urdhëresës Administrative të vitit 2009, nxënësit me 30 mungesa të paarsyeshme i propozohen Drejtorisë komunale të Arsimit për përjashtim.
Hajri Ramadani, drejtori i kësaj drejtorie, tha se drejtori i shkollës ka të drejtë që t’i largojë këta nxënës dhe ka kërkuar me shkrim nga ai që t’i propozojë Drejtorisë së Arsimit pezullimin e këtyre nxënësve. “Drejtori i shkollës ka të drejtë që t’i largojë nxënësit, deri në 3 ditë, DKA-ja deri në një muaj, ndërkaq kryetari i komunës deri në një vjet”, ka thënë Ramadani, duke kërkuar nga drejtoria e gjimnazit që t’i propozojë DKA-së, pezullimin e tyre deri në një muaj, ngase kështu parasheh Urdhëresa Administrative e MASHT-it.
Prizren - Policia në Rahovec është informuar se një qytetar, i lindur më 1985, është gjetur i varur në litar, në trarin e kuzhinës verore, në oborrin e shtëpisë së tij. Trupin e pa jetë e kishte vërejtur xhaxhai i tij, i cili kishte bërë përpjekje për ta shpëtuar, por gjithçka kishte qenë vonë.
Ndërkaq, dje nga policia e Gjakovës është pranuar një informacion, se një femër nga Presheva, me banim në Rahovec, kishte tentuar të vetëvritej, duke përdorë preparate kimike. Ajo me urgjencë ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth këtij rasti.
Policia rajonale në Prizren, ka njoftuar edhe për një rast në fshatin Plavë, ku një femër e moshës së re ka tentuar të vetëvritej, duke përdorë preparate kimike. Viktima ende po mbahet në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa policia dhe krim teknika i kanë kryer procedurat hetimore.
Prizren - Në zonën tonë të përgjegjësisë, që përfshin rajonin e Prizrenit, trupat paqeruajtëse të KFOR-it do të reduktohen në 2.500 ushtarë, apo rreth një mijë më pak, ndërsa autoritetet ushtarake që konfirmuan këtë vendim, thanë se përparësi do t’i kushtohet veprimeve fleksibile të këtyre forcave.
Komandanti i Forcës Operative Shumëkombëshe Jug, gjenerali Manfred Hofmeyer, i cili këtë detyrë e mori para një muaj, përmes një konference shtyp sqaroi se ristrukturimin e ri të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në regjionit të Prizrenit, do të shërbejnë rreth 2.500 trupa.
Prishtinë - Ish-kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, ndodhet në gjendje kome, pas një aksidenti që ka pësuar në Bullgari, gjatë skijimit. Biznesmeni Gashi ka pësuar aksident në një zonë turistike të Bullgarisë, në ditën e dytë të këtij viti. Gazeta Express bën të ditur në çastin e aksidentit, anëtarët e familjes së tij ndodheshin në hotel dhe nuk kanë mundur të shohin se si ka ndodhur rasti.
Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryetare e AKR-së, e konfirmoi ngjarjen, duke thënë se arsyeja përse AKR-ja deri më tash nuk ka njoftuar, në lidhje me këtë aksident, ndërlidhet me gjendjen e vështirë psikike, në të cilën ndodhet familja e kolegut të tyre. “Po, ka ndodhur aksidenti më 2 janar, në Bullgari. Gashi ka pësuar një aksident dhe ka të thyer dorën, këmbën dhe ka një tronditje, por gjendja e tij aktualisht është stabile”, tha Lila.
Londër - Ish i dërguari i BE-së për statusin e Kosovës, ambasadori Wolfgang Ischinger, i tha BBC-së, se ka shumë gjasa që brenda këtij viti, Serbisë t’i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën.
Ischinger tha se autoritetet serbe janë të njohura me këtë kushtëzim dhe nënvizoi se ka një pranim të përgjithshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës në procesin e avancimit të bisedimeve për anëtarësim të Serbisë.
Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shtyrë vendimin për raportin e hartuar nga Qendra për Numërim dhe Rezultate, mbi hetimet dhe rinumërimin e votave për kryetar të komunës së Gjilanit.
Nga raporti final i kësaj qendre del që kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar 51.48 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike, Fatmir Rexhepi, 48.52 për qind të votave.
Mirëpo, ky raport nuk arriti të fitojë dy të tretat e votave të nevojshme në KQZ për miratim.
Share