• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 11 Janar 2010 11:03

Dragash
- Pas pushimit dimëror, sot në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, filloi gjysmëvjetori i dytë.
Edhe në shkollat e komunës sonë, sipas të dhënave nga Drejtoria komunale e Arsimit, mësimi ka filluar në të gjitha shkollat dhe se të gjitha përgatitjet janë bërë që ky gjysmëvjetor të filloj mbarë.
Zyrtari për Arsim pranë kësaj drejtorie, Shaban Shabani, tha se të gjitha shkollat janë të gatshme për nisjen e procesit mësimor dhe se, në asnjë rast nuk është raportuar të ketë pasur vonesë në fillimin e procesit mësimor.
Prizren - Një shumë prej 15 mijë euro është ndarë nga komuna e Prizrenit, në mbështetje të zonave të përmbytura nga vërshimet në rrethin e Shkodrës. Aksioni i ndihmës do të vazhdojë edhe nga komuniteti fetar dhe ai i biznesit prizrenas, duke grumbulluar gjësende ushqimore dhe higjieniko-sanitare.
Në një njoftim të Zyrës për komunikim të Komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se kreu komunal, Ramadan Muja, në bashkëpunim me komunitetin fetar, përfshirë Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike në Prizren, si dhe Odën regjionale ekonomike, nga e shtuna kanë nisur aksionit për grumbullimin e të mirave materiale, me destinim për zonat e përmbytura.
Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të publikojë rezultatet përfundimtare për komunën e Gjilanit, për shkak se dje nuk kishte mundësi ta bënte këtë, në mungesë të kuorumit.
Mungesa e kuorumit e ka penguar dje miratimin e rezultateve përfundimtare për këtë komunë, pas procesit të hetimit dhe rinumërimit.
Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se fitues për kryetar të komunës së Gjilanit, është kandidati i PDK-së, Qemajl Mustafa.
Prishtinë - Mbështetur në kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shtimin e trupave të FSK-së në aksionin e kërkim-shpëtimit në veriun e Shqipërisë, drejtuesit e ministrisë së FSK-së ndërmorën masat e nevojshme për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në këtë aksion.
Kontingjenti shtesë u nis dje për në Shqipëri, i pajisur me automjete dhe pajisje tjera të nevojshme për këtë mision, ku do t’i bashkëngjitet njësitit që aktualisht po ndihmon, që nga 5 janari.
Preshevë - Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për lejimin apo mos kushtëzimin e presidentin serb, Boris Tadiq, që krahas vizitës së tij në Kosovë, të bëhet një gjë e tillë edhe nga autoritetet kosovare në Luginën e Preshevës.
Mustafa ka thënë se duhet të realizohen vizita të tilla edhe nga qeveritarët kosovarë dhe shqiptarë në këtë rajon.
Sipas kryetarit të Preshevës, në këtë mënyrë do të krijohej ndjenja më e mirë e sigurisë së shqiptarëve në këto treva.
Mitrovicë - Për shkak të dyshimit se kanë shkelur normat e sjelljes, ndërsa në disa raste edhe kanë bërë vepra penale, policia ka filluar hetimet ndaj 13 pjesëtarëve të saj, që janë në detyrë në veri të vendit.
Zv-drejtori i Policisë rajonale, Ergin Mediq, ka deklaruar se 13 policë ndodhen nën hetime, për shkak të shkeljeve të ndryshme.
Mediq, u ka bërë thirrje qytetarëve, që pakënaqësitë ndaj punës së policëve, t’i paraqesin në stacionet më të afërta policore.
Shkodër - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka qëndruar dje në zonat e përmbytura nga uji, ku forcat e ushtrisë dhe policisë, po bëjnë shpërndarjen e ushqimeve, ujit dhe medikamenteve.
Në takimet me banorët e zonës, kryetarja e Kuvendit garantoi marrjen e të gjitha masave, me përgjegjësi maksimale, për kapërcimin e kësaj situate.
Zagreb - Dje në Kroaci u zgjodh presidenti i ri. Socialdemokrati Ivo Josipoviq, në bazë të rezultateve paraprake është fituesi i balotazhit presidencial në këtë shtet.
Josipoviq ka fituar rreth 65% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Milan Bandiq, ka fituar rreth 35% të votave.
Presidenti në largim, Stjepan Mesiq, sipas Kushtetutës kroate, nuk ka pasur të drejtë të rikandidohet edhe për një mandat.
Beogradi  - Beogradi zyrtar do të kërkojë gjatë këtij viti zgjidhje për Kosovën, dhe se ky do të jetë problemi kryesor dhe më i vështirë të cilin autoritetet e Serbisë synojnë ta zgjidhin.
Siç mëson gazeta beogradase "Blic" nga kreu i qeverisë serbe, tashmë janë ndërmarrë hapat që menjëherë, një ditë pas shqiptimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të thirret seanca e Këshillit të Sigurimit e OKB-së, për të nisur negociata për gjetjen e zgjidhjes midis Beogradit dhe Prishtinës.
Share