• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
“Rematex” – Një tregim i suksesshëm!
e Premte, 08 Janar 2010 09:06
Radio_SHARRI_-_Rematex_-_02Në gusht të vitit 2008, në objektin e ish-Industrisë së Tekstilit “Dratex”, kompania turke “Rematex” ka filluar prodhimin me rreth 30 punëtorë, ndërkaq tani numri i tyre ka arritur shifrën mbi 300. Aktualisht prodhohen deri në 120 tonë , prodhim ky i tëri i kontraktuar për eksport, ndërkaq lënda e parë sigurohet nga Spanja dhe Turqia.
Janari i këtij viti është muaji i 19-të qysh se tjerrtorja “Remateks”, i vetmi objekt  industrial në Dragash, ka filluar prodhimin e tjerrit cilësor, pas marrjes me qira të objektit nga ish-Dratexi. Kompania turke “Ipliksan”, duke e marrë me qira këtë objekt industrial nga pronarët e rinj, pas privatizimit, e riaktivizojnë gjigantin e Dragashit, i cili dikur punësonte mbi 600 punëtorë.
Fillimisht nuk kanë qenë të kënaqur investitorët. Ata ankohen në disa pengesa, me të cilat përballen, duke përmendur me këtë rast rrymën jo stabile, si dhe mungesën e lehtësirave të ndryshme, të cilat janë premtuar me rastin e rifillimit të prodhimit. Ndërkaq, problem në vete paraqet moskthimi i mjeteve të TVSH-së nga Administrata Tatimore e Kosovës, të cilat, sipas tyre, do ta sillnin në pozitë më të favorshme këtë ndërmarrje.
Sherafetin Karahoda, menaxher i kësaj fabrike, është shprehur se ATK-ja, ende nuk i ka kthyer mjetet për vitin 2008, ndërsa për vitin 2009, kërkesa ende nuk është shqyrtuar, edhe pse, siç thotë, obligimet ndaj shtetit kryhen në doganë. “E tëra kjo paraqet pengesë serioze, duke rrezikuar realizimin e projekteve të planifikuara”, thotë Karahoda.
Duke iu referuar ecurive të gjertanishme, Karahoda njofton se, për nevojat e kësaj tjerrtoreje, në mungesë të tregut të brendshëm, lënda e parë sigurohet kryesisht nga Spanja dhe Turqia, ndërkaq shitja e tjerrit është e kontraktuar edhe për vitin 2010. “Për momentin prodhohen deri në 120 tonë tjerrë në muaj, por synohet që kjo shifër të arrijë në 150 tonë, duke zgjeruar kapacitet e reja, në pjesën e fabrikës, e cila ende mbahet e pashfrytëzuar nga njëri prej pronarëve të këtij objekti”, thot Karahoda.
Deri më tani, siç thotë ai, janë investuar rreth 2.5 milionë euro, ndërkaq pritet që kjo shumë të shtohet edhe për, së paku, një milion.
Drejtuesi i kompanisë turke “Ipliksan”, Melih Gyrkan, i cili ka ardhur për disa ditë për të përcjellë punën e kësaj fabrike, ka theksuar se me optimizëm e shikon riaktivizimin e ish-Drateksit. “Jemi duke u angazhuar për një perspektivë të mirë të kësaj fabrike dhe se, pas investimeve të bëra, të cilat synojmë që t’i shtojmë, presim rezultate edhe më të mira. Besoj se kjo është edhe në të mirë të kësaj popullate”, ka thënë Gyrkan. Ai pohon se është i kënaqur me angazhimin e punëtorëve, ndërsa me fitimin e përvojave të reja, premton rezultate edhe më të dëshirueshme. “Bazuar në angazhimet e gjertanishme, si të stafit drejtues ashtu edhe të punëtorëve, jam optimist se do të kemi suksese edhe më të mëdha, ndonëse për momentin ende kemi disa probleme të natyrës administrative”, tha ai, duke potencuar se edhe në vendin e tij, herë-herë, paraqiten pengesa të tilla. “Kosova është shtet i ri dhe për këtë duhet të kemi më tepër durim”, përfundon Gyrkan.
Share