• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 08 Janar 2010 08:36

Dragash
- Janë bërë 19 muaj, qysh se industria “Rematex”, dikur “Dratex”, i vetmi objekt  industrial në Dragash, ka rifilluar prodhimin, pas marrjes me qira të këtij objekti nga një kompani turke.
Edhe pse ndërmarrja turke ankohen në disa pengesa, me të cilat përballen, duke përmendur energjinë elektrike jo stabile, si dhe mungesën e lehtësirave të ndryshme, të cilat janë premtuar me rastin e rifillimit të prodhimit, megjithatë sukseset nuk mungojnë. Numri i punëtorëve në “Rematex” tashmë ka arritur shifrën mbi 300, dhe se pretendohet që ky numër të shtohet.
Sherafetin Karahoda, menaxher i fabrikës, është shprehur se të gjitha obligimet ndaj shtetit, janë duke u kryer, por që edhe shteti duhet t’i kryej obligimet e veta.
Prishtinë - Kuvendi i Republikës, sot mblidhet në një seancë solemne, në shenjë respekti për mikun e Kosovës, presidentin kroat, Stipe Mesiq, i cili do të mbaj fjalim para deputetëve, në kuadër të vizitës zyrtare që do t’i bëj vendit tonë.
Presidenti kroat, Mesiq, paraprakisht do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Po ashtu ai do të shpallet edhe Qytetar Nderi i Prishtinës, si dhe do të nderohet me "Medaljen e Pavarësisë" nga Presidenti Sejdiu.
Beograd - Koalicioni i shoqatave të refugjatëve në Serbi, tha se vizita e Presidentit kroat, Stipe Mesiq në Kosovë, është ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.
“Vizita e paralajmëruar e Presidentit në ikje të Kroacisë në Kosovë, është direkt ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”, thuhet në një komunikatë për media të Koalicionit të shoqatave të refugjatëve serbë, i cili përbëhet nga 48 shoqata.
Prishtinë - Xhavit Beqiri, zëdhënësi i presidentit të Kosovës, tha se presidenti serb, Boris Tadiq, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka shkelur kushtin për të mos dhënë deklarata politike.
Agjencia serbe “Beta” citon Beqirin të ketë thënë se Tadiq është fajtor që ia kufizon vetes mundësitë e ardhjes në Kosovë.
Deklarata e Tadiqit se Serbia do të hyjë në Evropë së bashku me Kosovën, tregon se presidenti serb dhe Beogradi zyrtar vazhdojnë të kenë qasje destruktive ndaj Kosovës, ka thënë Beqiri, duke shtuar se qëllimi i popullit dhe institucioneve të Kosovës është që sa më shpejtë të integrohen në BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, por jo me Serbinë.
Prishtinë - Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk i njohin fare, madje i quajnë të papranueshme strukturat paralele serbe në Kosovë, apo, siç thuhet, strukturat që kanë për qëllim t’i minojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andy McGuffie, tha se Kosova ka një sistem legjitim gjyqësor, sikurse që ka struktura legjitime në fusha të tjera të qeverisjes. Ne mendojmë se veprimet, të cilat janë destruktive dhe të dizajnuara për t’i minuar strukturat legjitime të Kosovës, përfshirë ato të gjyqësorit, janë të papranueshme.
Qëndrimit të ICO-së i bashkëngjitet edhe misioni i Bashkimit Evropian për forcimin dhe sundimin e ligjit, EULEX.
Share