• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - edicioni i dytë
e Martë, 05 Janar 2010 21:47

Dragash
- Bora që ka rënë mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm, ka vështirësuar qarkullimin në komunikacion, por që asnjë rrugë nuk është bllokuar.
Nga Drejtoria komunale e Mbrojtjes, Shpëtimit dhe Shërbimeve publike në Dragash, bëhet e ditur se të gjitha rrugët lokale janë pastruar nga bora, me dy kamionë që ka në dispozicion Komuna.
Tafil Krasniqi, drejtor i kësaj drejtorie, tha se raportet nga terreni tregojnë për një mirëmbajtje të mirë të rrugëve lokale, ndërkohë që për ato rajonale, ai tha se po përkujdeset Ministria e Transportit.
Dragash - Të përzgjedhurit e komunës së Dragashit, të mërkurën do të mblidhen në seancën e parë konstituive, në të cilën do të japin betimin, si delegatë për mandatin e ri katërvjeçarë.
Gjithsejtë 27 këshilltarë, aq sa do të ketë në këtë mandat asambleja komunale, vijnë nga tetë subjekte politike, prej tyre tri nga Gora.
PDK-ja dhe LDK-ja do të kenë numër të barabartë të këshilltarëve, nga nëntë, koalicioni “Vakat”- 3, AAK-ja - 2, ndërkaq me vetëm nga një këshilltarë do të përfaqësohen katër subjekte politike, LDD-ja, AKR-ja, GIG -u dhe SDA-ja.
Betimin në këtë seancë do ta jep edhe kryetari i komunës, Salim Jenuzi.
Dragash - Në numrin më të ri të revistës “Sharri” lexuesi mund të shfletojë gjëra interesante nga historia, kultura dhe shumëçka tjetër që ka të bëjë me territorin e Opojës dhe Gorës.
Bedri Halimi, kryetar i Shoqatës Kulturore “Ymer Prizreni”, tha për radion tonë se ky numër i revistës, i cili tashmë është në shitje, për lexuesin tanë ka sjellë më shumë se kurrë materiale interesante, për të cilat, siç tha, ka pasur nevojë të publikohen.
Revista “Sharri” gjendet në shitje nëpër të gjitha pikat, kudo nëpër Opojë.
Prishtinë - Qeveria do të lejojë vizitën e presidentit serb, Boris Tadiq, në vendin tonë, por vetëm si vizitë të karakterit fetar.
Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, tha se Qeveria e ka marrë kërkesën nga Zyra e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe, pasi e ka shqyrtuar, ka marrë vendim të lejojë vizitën, por me disa kushte. “Ai nuk mund të keqpërdorë qëndrimin e tij për fjalime politike. Këto janë edhe vërejtjet që i janë bërë ICO-së dhe në këtë kontekst, i lejohet vizita presidentit të Serbisë”, tha Manaj.
Prishtinë - Një njësit ushtarak amerikan i KFOR-it, nga dje, është stacionuar në kampin Noting Hill, afër Leposviqit, ka njoftuar misioni i KFOR-it.
Ushtarët amerikanë në këtë kamp zëvendësojnë njësitët ushtarake turke dhe bëhet fjalë për rotacion të rregullt dhe të planifikuar të forcave ushtarake.
"Kjo çetë, sikundër njësitet e tjera të KFOR-it, do të kryej detyra në ruajtjen e ambientit të qetë e të sigurt, të lirisë së lëvizjes, duke vepruar si mbështetje e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX it", theksohet në një komunikatë të KFOR-it.
Prishtinë - Autoritetet shtetërore të Kosovës e kanë cilësuar si të paligjshëm emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në veri të Mitrovicës, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Beograd.
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, e cilësoi vendimin e Serbisë si ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kosovës. Ajo tha se gjykatat paralele në veri të Mitrovicës janë të paligjshme dhe nuk mund të funksionalizohen me vendimet e autoriteteve në Beograd. Sipas saj, asnjë vendim i tyre, nuk do të zbatohet në territorin e Kosovës.
Prishtinë - Institucionet e Republikës ende nuk janë të gatshme që me ndonjë ndërhyrje policore të shuajnë funksionimin e strukturave paralele në Kosovë, apo të mundësojnë shtrirjen e autoritetit të tyre edhe në veri të vendit.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, edhe gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme dhe e matur në veprimet e saj, karshi veriut dhe strukturave paralele në vend.
Qëndrim të ndryshëm nga ministri Pajaziti kanë zyrtarë të Presidencës, të cilët kanë thënë se ndërhyrja e policisë, nuk duhet mohuar si mundësi për shuarjen e strukturave paralele.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, priti sot shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon dhe zëvendësshefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Fletcher Burton, me të cilët diskutoi për veprimet e vazhdueshme të Serbisë, nëpërmjet strukturave paralele, të cilat, sipas tij,  kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.
Duke kundërshtuar vendimin e fundit të Serbisë për emërimin e gjyqtarëve në gjykatat paralele në Kosovë, presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës, e ka një sistem të vetëm dhe unik gjyqësor dhe çfarëdo tentimi për ta cenuar atë është absolutisht i papranueshëm dhe kundërligjor.
Share