• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Tregtia me Dragashin, zgjidhje për kuksianët!
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 05 Janar 2010 21:13
patatetBanorët e fshatrave të rrethinës së Kukësit, çdo ditë me kuaj e gomarë, duke mos i penguar as shiu e bora, arrijnë në qytezën e Dragashit, për të shitur patate dhe, gjatë kthimit, ata blejnë artikuj të domosdoshëm ushqimorë.
Trotuaret e Dragashit për çdo ditë janë përplot me thasë të mbushur me patate, të kultivuara nga fshatarët e matanë kufirit, në Shqipëri. Tregtarët e këtij malli, dikur më se të kultivuar në Opojë, sapo mbarojnë shitjen, blejnë gjëra ushqimore, e sidomos miell, që sipas tyre, këtu është më lirë, dhe marrin rrugën e kthimit në zonat malore të fshatrave matanë kufirit. Ky lloj biznesi, siç thonë këta banorë, atyre iu paraqet lehtësira për tregti, ngase Kukësi është shumë më larg se sa Dragashi. Ardhja e tyre është edhe më e theksuar të premteve, kur në Dragash është ditë tregu. Ata rrëfejnë se në zonat ku jetojnë, kryesisht kultivohet patatja, veprimtari kjo bujqësore, në të cilën janë të angazhuar të gjithë anëtarët e familjes. Shkumbin Rrahmani, nga fshati Borje, pohon se me këtë punë ai e mban familjen gjashtëanëtarëshe.
Vetëm një kilometër rrugë e ndanë fshatin e tyre nga fshati më i afërm i Kosovës, Glloboçicën, por që për shkak të pamundësisë për të kaluar kufirin aty, ata duhet të rrugëtojnë disa kilometra, deri në fshatin tjetër, Orqushë, ku edhe kalimi ndërkufitar është legal. Në përmbyllje të bisedës, ata kanë theksuar se tregtimin me komunën e Dragashit, megjithatë e shohin si shpresë të vetme për të mbijetuar, sepse qytetin e Kukësit e kanë shumë më larg. Gjithsesi, problemi i rrugës që i lidh ata me qytetin e Kukësit, e që është e parregulluar, e vështirëson tej mase qarkullimin e tyre. Përderisa të tejkalohet ky problem, ata thonë se do të jenë të detyruar që të tregtojnë me Dragashin, apo edhe kur vizitojnë miqtë e tyre, këtë e bëjnë vetëm me kafshë tërheqëse, gjë që për ta paraqet vështirësi të papërballueshme.
Rregullimi i një rruge të mirë deri në kufi nga ana e Dragashit, do të kishte rëndësi të veçantë, jo vetëm për banorët e këtyre zonave ndërkufitare, por edhe për vetë banorët e komunës së Dragashit, shprehen këta shitës të patateve dhe produkteve tjera bujqësore dhe blegtorale.
Share