• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një i vdekur tre të plagosur, në Pejë!
e Diel, 03 Janar 2010 22:35

policia1Pejë, 03 janar 2010 - Një i ri ka mbetur i vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, kur një person ka hyrë në një diskotekë në Pejë, dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar nga dy revole. Viktima është 25-vjeçar, nga Peja, kurse të plagosur janë tre persona, në mesin e të cilëve edhe një pjesëtar i policisë, i cili nuk ndodhej në detyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në një diskotekë. Kur një i ri ka qëlluar mbi të pranishmit në këtë lokal, derisa ata po argëtoheshin. Motivet ende janë të panjohura, ndërkaq i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet ende në arrati.
Në Spitalin e Pejës janë dërguar katër persona të plagosur për tretman mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar se njëri nga të qëlluarit, rreth 25-vjeçar, ka arritur pa shenja jete në spital, ndërsa një i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për shkak të lëndimeve serioze, bën të ditur policia e Pejës. Dy të lënduarit tjerë, një femër nga Peja dhe një mashkull nga Istogu, me lëndime më të lehta, janë ndaluar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Deri më tani, nuk ka të arrestuar, ndërsa rastin po e hetojnë hetuesit rajonalë të krimeve serioze.



Share