• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
VIP-at e vitit 2009!
Nga: Radio SHARRI   
e Premte, 01 Janar 2010 22:46

VIP_-_01Capital T - Po të mos ishte Capital T, hip-hopi shqiptar nuk do të ndryshonte, do ishte po ai i njëjti. Pavarësisht se pati këngë të shumta dhe prurje të reja, megjithatë ishin sërish emrat e vjetër të kësaj rryme muzikore që sunduan tregun.

Elvana Gjata - Hit pas hiti Elvana vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të kompletuara tani për tani, e cila thuajse asnjëherë nuk gabon me përzgjedhjen e saj muzikore.

Kara DioGuardi - Një shqiptare kjo, anëtare e jurisë në "American Idol", spektaklin më të ndjekur në botë... Patjetër se duhet përfshirë në këtë listë

Rona Nishliu - E veçantë në stilin e saj, qoftë në të veshur, qoftë në të kënduar, apo në interpretimin skenik. Është ndër të paktat këngëtare që eviton rrymën dhe bën atë çka i ndjen zemra. Këtë e dëshmoi edhe në festivalin "Kënga Magjike". Padyshim këngëtarja më e veçantë në muzikën shqiptare.

Adelina Ismaili - A ka listë që mos të përfshihet Adelina? Turne në Amerikë, turne nëpër Evropë, këngë dhe video të reja, për të mos harruar edhe performancën e saj në festivalin "Kënga Magjike", ku i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj. Pavarësisht si lëkundet vala e muzikës, Adelina di gjithmonë të drejtojë timonin e barkës së vet, andaj edhe vazhdon të jetë këngëtarja më e paguar shqiptare.

Arta Dobroshi - Një shqiptare e cila luajti rolin kryesor në njërin prej filmave më të mirë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Gjithsesi, Arta është padyshim aktorja më e mirë e vitit, duke marrë vlerësime pozitive nga Evropa e deri në Amerikë.

Flori Mumajesi - 3 nga 5 hitet e vitit 2009 janë produkt i Florit. Është njëri nga kompozitorët që la gjurmë gjatë këtij viti, duke prodhuar hite të shumta të interpretuara nga emra të njohur të skenës shqipe.

Granit Limani dhe Leutrim Blakaj (Entermedia) - I dhanë fund videove si xhirime dasmash dhe ndryshuan fytyrën e programeve muzikore shqipe. Më në fund, mund të ulesh e të shikosh për t’u kënaqur një klip të një cilësie, po aq të mirë sa dhe të vendeve perëndimore.

Fadil Berisha - Me aparatin e tij magjik, ky fotograf i njohur ka arritur të reklamojë më së miri bukurinë shqiptare në botë, dhe padyshim kualifikimi në finale i dy bukurosheve shqiptare është meritë e tij.

Tika - Të gjitha vajzat duan të jenë modele të Victoria Secret, por Tika është shqiptarja e vetme që i është afruar më pranë kësaj ëndrre. Në konkursin e Victoria Secret këtë vit, ajo arriti të kualifikohej në grupin e pesë vajzave më të mira nga mijëra bukuroshe që konkurruan. Pavarësisht se nuk fitoi, ekspozimi në kanalet televizive amerikane dhe pjesëmarrja në këtë konkurs, i ka hapur shumë dyer modeles, nga e cila më tepër do të dëgjojmë këtë vit që sapo e filluam.

Martina Ivezaj - Fituesja e "Miss Tunning 2009", na mahniti me fotot e kalendarit të saj, duke marrë menjëherë titullin “Shqiptarja më seksi në vitin 2009”.

Dafina Zeqiri - Këngëtarja e cila mori primatin gjatë vitit 2009. Ajo bëri që “të harrohen” këngëtaret e tilla si Genta, Nora, Zanfina... duke bërë një bum, sidomos me bashkëpunimet e saj me Bleron, Capital T dhe 2 po 2.

Marigona Dragusha - Një emër i cili do të mbahet mend për vitin që po lëmë pas. Ajo u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Universit 2009, që u mbajt në Bahama të SHBA-ve. Bukuria shqiptare, kësisoj, ka kaluar kufijtë nacional dhe është bërë vlerë e botës së bukur. Krenaria shqiptare është ngritur në Olimp dhe Marigona është femra e parë shqiptare që këtë bukuri e bën të ngritët aq lartë, sa që të prekë edhe qiellin.

Bjordi dhe Adela - Protagonistët nga edicioni i dytë i “Big Brother Albania” ishin pjesë e vazhdueshme e shtypit shqiptar, i cili, thuajse çdo ditë ka shkruar për ta. Edhe pse asnjëri nga ata nuk doli fitues i spektaklit të famshëm, megjithatë, ata lanë nën hije fituesin e sivjetmë, Qetsor Ferunaj.

Bleona Qerreti - Këngëtarja, e cila me vite ka premtuar se do te shfaqet ne tregun amerikan, ndërsa këtë vit doli një lajm për të në gazetën “Neë York Post”, i cili bëri të besojmë se ndoshta Bleona e ka përnjëmend. Po ashtu, Revista “Albaniac” e shalli atë si këngëtarja më seksi e vitit. Këto elemente mjaftojnë që Bleona të përfshihet në këtë listë.

Blerim Destani dhe Masiela Lusha - Dy protagonistët e njërit prej filmave më të suksesshëm dhe më të përfolur gjatë vitit 2009 "Koha e Kometës". Kishte kohë që njerëzit nuk interesoheshin aq shumë për një film shqiptar dhe, falë tyre, u shtuan shpresat se kinematografia jonë është ende gjallë. Ndërkohë, dy aktorët janë duke punuar në projekte të cilat do t’i sjellin në ekranin e kinemave botërore gjatë këtij viti.

Besa Kokëdhima - Nëse juria e festivalit kombëtar në vendlindje të nënvlerëson, atëherë duhet të provosh veten në një festival ekuivalent të një vendi tjetër. Juria e Festivalit Kombëtar Rumun, e vlerësoi si vokalin më të mirë të këtij festivali, ku Besa arriti deri në finale.

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani - Albani promovoi një album, bëri një duet me Miriamin, të cilën me pas e fejoi. Këndoi dy këngë në anglisht, publikoi një video në Gjermani dhe, së bashku me Miriamin, drejtuan Festivalin e Këngës në RTSH.

Ferdi Berisha - Fitues i “Grand Fratello 2009” në Itali, derisa të gjithë shqiptarët përcillnin "Big Brother Albania". Përtej detit versionin italian të këtij programi, e fitoi një shqiptar nga Mali i Zi. Prezantimi i tij i sinqertë si dhe një lidhje dashurie, bëri që Ferdi t’i fitonte zemrën publikut.

Vanesa Krasniqi - Finaliste e "Das Super Talent" në Gjermani. Në spektaklin e njohur gjerman Vanesa i shtangu të gjithë me zërin dhe interpretimin e saj, duke bërë që njëri prej anëtarëve të jurisë t’i ulej në gjunjë, në shenjë respekti. Ajo arriti të kualifikohej në finalen e këtij spektakli, duke ecur denjësisht në hapat e Miriam Canit dhe Arit.


Share