• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në trafik, vdesin tre të rinj nga Malisheva
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 01:14
Zyra për marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Prishtinës, ka bërë të ditur se të hënën, në orën 23:30, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë humbur jetën tre persona.
Ndërkohë nga Malisheva merret vesh se bëhet fjalë për tre qytetarë nga kjo komunë; Uliks Telaku (1971) nga Banja, Florim Paçarizi (1980) nga Lubizhda, dhe Mahir Kastrati (1980) nga Damaneku.
Kufomat e të vdekurve, të cilët po udhëtonin së bashku dhe ishin në lidhje farefisnore mes vete, pasi u është bërë obduksioni në QKUK, u janë kthyer të martën familjarëve, kur edhe është bërë varrimi i tyre.
Ky është aksidenti më i rëndë i këtij viti, ku kanë pësuar qytetarë të Malishevës.
Për shkak të këtij aksidenti fatal, të martën Drejtoria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit e Komunës së Malishevës, e ka shtyrë ceremoninë tradicionale të fundvitit, ku duhej të bëhej shpallja e më të suksesshme brenda vitit kalendraik.
Aktualisht hetuesit rajonalë të trafikut po punojnë me intensitet për sqarimin e të gjitha rrethanave që shkaktuan këtë aksident tragjik.
Që nga fillimi i vitit 2009, në rajonin e Prishtinës, kanë ndodhur 28 aksidente fatale, në të cilat kanë humbur jetën 36 persona.
Share