• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicion special
e Diel, 13 Dhjetor 2009 21:32

Dragash
- Nga 35 mijë e 454 qytetarë të Komunës së Dragashit, sa kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e balotazhit, që u zhvilluan sot për kryetar komune, sipas të dhënave nga partitë më të mëdha politike, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar, afërsisht 30% prej tyre ose rreth 12.500 votues.
Nga Shtabi zgjedhor i PDK-së, bëhet e ditur se kandidati i tyre, Salim Jenuzi, i ka fituar zgjedhjet për kryetar të Dragashit, kundrejt Halim Shemsidinit, kandidat i LDK-së.
Fitoren e Jenuzit e ka konfirmuar edhe Shtabi Zgjedhor i LDK-së. Ndërkohë, Burim Piraj, kandidat i AAK-së, i cili e ka përkrahur në balotazh Halim Shemsidinin e LDK-së, ia ka uruar fitoren PDK-së, pas një vizite që i bëri Shtabit Zgjedhor të kësaj të fundit, menjëherë pasi raportet nga terreni treguan se, për afërsisht një mijë vota, Jenuzi është në epërsi.
Shifrat që dhanë dy partitë garuese (PDK dhe LDK), ndonëse nuk përputhen, megjithatë, bazuar në epërsinë që ka krijuar kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, asgjë nuk do ta ndryshojë rezultatin aktual, fitoren e Jenuzit.
Dragash - Bazuar në rezultatet, të cilat i ka shpallur Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Dragash, sipas të cilave, kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Salim Jenuzi, ka fituar 6.683 vota, kundrejt kandidatit nga LDK-ja,  Halim Shemsidinit, i cili, sipas këtij shtabi, ka fituar 5.688 vota, në qendër të Dragashit kanë mbërritur simpatizantët e PDK-së nga të gjitha fshatrat e Opojës dhe Gorës, për të festuar fitoren e kandidatit të tyre.
Vetë Jenuzi, në qendër të Dragashit, para ndërtesës së Komunës, po merr përgëzime nga qytetarët, të cilët po ia urojnë fitoren e mandatit të plotë katërvjeçar, për dallim nga mandati i kaluar, të cilin e gëzoi vetëm dy vjet. “Kjo nuk është fitore e imja, por e të gjithëve, pa dallim... Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Dragashit dhe do t’i trajtojë të gjithë njësoj”, i tha Jenuzi radios sonë, menjëherë pas shpalljes së fitores nga shtabi i tij zgjedhorë.
Dragash - Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Dragash, në një prononcim për radion tonë, e ka pranuar humbjen e kandidatit të tyre, Halim Shemsidinit, duke dhënë shifrat për secilin vendvotim, ku, sipas tyre, për 809 vota, kundërkandidati i tyre nga PDK-ja ka fituar në këto zgjedhje. Xhemal Iljazi, nga Shtabi Zgjedhor i LDK-së, tha se kandidati i tyre, Halim Shemsidini, ka fituar 5.675 vota, ndërsa kundërkandidati nga PDK-ja, Salim Jenuzi, ka fituar 6.484 vota. “Bazuar në këto të dhëna që na kanë arritur nga komisionerët tanë, kandidati jonë i ka humbur këto zgjedhje”, tha Iljazi.
Sipas listës së llogaritjeve të LDK-së, Halim Shemsidini ka fituar në fshatin e tij, Zaplluxhe, pastaj në Buçe, Xërxe dhe Pllajnik, fshatra këto të Opojës, dhe në fshatrat e Gorës; Rapçë, Vraniç, Orqushë dhe Dikancë. Ndërkaq, në të gjitha fshatrat tjera, përfshirë edhe qytezën e Dragashit, ka fituar kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi.
Prizren - Në Prizren edhe PDK-ja edhe LDK-ja kanë shpallur fitoren dhe kanë nisur të festojnë në sheshin “Shatërvan” dhe në rrugët kryesore të qytetit.
Zafir Berisha, nga PDK-ja, ka deklaruar se kandidati i partisë së tij ka fituar me 24 mijë e 22 vota, karshi kandidatit të LDK-së, i cili, sipas tij, ka fituar 23 mijë e 401 vota.
Në anën tjetër, Ridvan Hoxha, nga LDK-ja, ka deklaruar se kandidati i tyre, Hanefi Muharremi ka fituar me 25 mijë e 25 vota apo 51 për qind, kurse Ramadan Muja, sipas tij, ka marrë 24 mijë e 622, apo rreth 49 për qind.
Ndërkohë, në paraqitjen e tij para simpatizantëve të PDK-së, kreu i këtij subjekti, aktualisht kryeministër i vendit, ka thënë se në Prizren ka fituar kandidati i PDK-së, Ramadan Muja.
Prizren - Sipas koalicionit të OJQ-ve vendore “Demokracia në Veprim”, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë fituese në Gjilan dhe Mitrovicë, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë.
Në bazë të rezultateve preliminare të këtij koalicioni, kandidatët e PDK-së kanë fituar në Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Lipjan, Rahovec, Viti,Vushtrri dhe Malishevë.
Kandidatët e LDK-së kanë fituar në Istog, Kamenicë, Obiliq, Prizren, Podujevë dhe Novobërdë.
AAK-ja ka fituar Pejën, Suharekën dhe Junikun.
Refki Suma ka dalë fitues në Han të Elezit, ndërsa SLS ka fituar Shtërpcën.
Share