• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkurorëzohet Aida e "Njerëzve të humbur"
Nga: Radio SHARRI   
e Martë, 08 Dhjetor 2009 13:35

aida_shtinoTiranë, 8 dhjetor 2009 - Prezantuesja e njohur e programit televiziv "Njerëz të humbur", Aida Shtino, ka kërkuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Albano Ahmeti.
Një javë më parë, në gjykatën e Tiranës, Shtino ka dërguar kërkesën për t'u shkurorëzuar, nëpërmjet avokatit të saj.
Burime tona bëjnë të ditur se objekt i padisë së ngritur nga Shtino, është zgjidhja martesore, pa përcaktuar fajësinë, ushtrimi i përgjegjësisë prindërore për fëmijën, Brendon Ahmeti, caktimi i mënyrës së takimit të tij me palën e paditur, si dhe caktimi i detyrimit, si kontribut për ushqim.
Nuk dihen ende qartë arsyet, pse Aida ka arritur deri te kërkesa për shkurorëzim. Por, në një prononcim për radion tonë, vetë Aida ka pranuar se kohët e fundit, marrëdhënia e saj me bashkëshortin nuk ka shkuar si duhet. Në fakt, sipas burimeve që kemi siguruar ne, kontradiktat mes Aides dhe bashkëshortit të saj, Albanos, që para dy vjetësh kishin nisur, për të rezultuar me shkurorëzim.
 
 
Share