• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shakira - Luaneshë, tigreshë dhe ulkonjë!
e Shtunë, 05 Dhjetor 2009 13:07

 Shakira1
Tetë vjet më parë, këngëtarja që di t’i kall njerëzit, jo vetëm meshkujt, pati kapërcyer Amerikën Latine, për të hyrë furishëm në skenën botërore. Vendosmëria për të arritur popullaritetin masiv e shtyu Shakira Isabel Mebarak Ripollin që, si një rrufe, me videon muzikore “Whenever, Wherever”, në vitin 2001 të ngjitet në majat e top-listave të botës. Ajo sot mban epitetin e njërës nga këngëtaret më të suksesshme latine, me mbi 50 milion kopje albumesh të shitura dhe me shumë Grammy pas shpine.
Kritikët e muzikës thonë se Shakira me personalitetin e saj, zërin karakteristik, muzikën, e në veçanti me vallëzimin latino-arab, i ka siguruar vetes një vend të merituar në panteonin muzikor.
Janë shumë vite karrierë, një biografi e tërë artistike dhe disa albume muzikore. Në nëntor të këtij viti kolumbianja ka lëshuar në tregun muzikor albumin e saj të fundit “She Wolf”. Titulli i përbërë nga një përemër dhe një emër Ajo + Ujk të shtyn të besosh se kemi të bëjmë me një femër të egër. Mbase performanca e saj dhe vetë ajo mund të jenë aq të rrezikshme sa ç’është edhe simbolika e fjalës ujk.
Simpatikja Shakira, fitoi çmimin International Pop Award, në natën e fundit të shpërblimeve muzikore Bambi Awards në Gjermani. Po këtë natë ajo dha një performancë fantastike të hitit më të ri “Did it Again”.
Ngjarja dukej tërheqëse dhe mbresëlënëse - Luftë e egër. Ai dhe ajo përleshen. Një burrë dhe një grua luftojnë dhunshëm me njëri-tjetrin. Herë nga dashuria dhe seksi, e herë nga urrejtja, duke u sulmuar egërsisht.
Në skenën e parë regjisori i videos kish vendosur që të mbledh një grumbull femrash, atë në një banjo turke; femra të zeza veshur me fustane të bardha dhe me hyjneshën e tyre në mes, bionden Shakira. Të pastra, të shtrira e krejtësisht misterioze, ato sikur pranojnë dhe miratojnë çdo gjë që me lëvizjet e saj u dëfton zonja e tyre.
Skena e dytë – Fillon lufta. Një grua me lëvizje të maceve, vrapon si e krisur në shtratin ku rri shtrirë një burrë, e sulmon dhe a kafshon në këmbë. Burri mbrohet dhe i përgjigjet. Lëvizjet herë janë ato të artit luftarak, herë dinë të bëhen edhe skena joshëse të seksit, e herë të tjera, i ngjajnë vallëzimit klasik dhe atij modern.
Epilogu – Gjinitë e kundërta, gati pa frymë, hidhen në përqafim të njëri-tjetrit, ashtu siç edhe e do natyra e kësaj historie.
Ndonëse vallëzimi dhe aktrimi si art ishin realizuar në një nivel goxha të lartë, lirika dhe muzika, megjithëse janë thelbësore, qenë zhgënjyese. Shkruesi dhe producenti i këngës, Pharell Williams, kësaj radhe dukej qartë se nuk ia ka qëlluar. Një këngë koti në një klip të jashtëzakonshëm.
Komentet janë nga më të ndryshmet, disa prej tyre thonë se këngëtarja kolumbiane ka rënë nën hijen e këngëtareve të reja, ose thënë më mirë, në imitimin e tyre.
Sido që të jetë, ajo vazhdon me karrierën e saj, duke i joshur dhe bërë për vete zemrat e publikut, pa dallim gjinie, qoftë me guximin, qoftë me veçantinë që ka.
Share