• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - Edicioni i Dytë
e Enjte, 03 Dhjetor 2009 17:40

Dragash
- Ka përfunduar intervistimi i kandidatëve për drejtor të gjimnazit “Ruzhdi Berisha” në Dragash, ku për herë të parë kandidon edhe një femër.
Sipas kryesuesit të Panelit intervistues, Shehadin Tërshnjaku, për postin e drejtuesit të kësaj vatre më të lartë arsimore në Dragash, kanë konkurruar katër kandidatë, prej tyre një femër, e që, sipas tij, kjo paraqet një surprizë shpresëdhënëse, sepse, për herë të parë në historikun e shkollave të kësaj komune, një post të tillë e synon edhe femra. Rrushadie Gashi, profesoreshë e gjuhës angleze, synon t’i sfidojë kandidatët meshkuj, Fikri Misinin, drejtor aktual, Xhelil Berishën, si dhe Bajram Hoxhën nga komuniteti boshnjako-goran.
Megjithatë, kjo kandidate nuk do të jetë e privilegjuar, për shkak të përkatësisë gjinore, sepse kjo nuk është kriter për ta marrë drejtimin e shkollës. “Kriteri parësor për emërimin e drejtorit të kësaj vatre arsimore, është ngritja profesionale dhe aftësitë menaxhuese”, ka thënë Tërshnjaku.
Dragash - Prishjet në largpërçuesin elektrik, kanë qenë shkaqet që e tërë komuna e Dragashit ka mbetur në terr, më shumë se 15 orë, bëjnë të ditur zyrtarët e KEK-ut.
Nga mbrëmja e së martës e deri në mesditën e së mërkurës, banorët e komunës së Dragashit janë përballur me terrin, si pasojë e motit të lig, i cili ka shkaktuar një defekt serioz në largpërçuesin, në afërsi të fshatit Zhur.
Përgjegjësit e njësisë së KEK-ut në Dragash, thanë se gjatë tërë natës janë bërë përpjekje për të evituar këtë defekt, por kjo nuk është arritur, derisa nuk ka zbardhur dita.
Megjithatë, për shkak se edhe më herët kanë ndodhur defekte, po në të njëjtin vend, banorët kanë shprehur revoltën e tyre, duke thënë se këto veprime po ndikojnë edhe më shumë që ata të mos jenë serioz, kur është në pyetje pagesa e rregullt, e cila është përmirësuar dukshëm.
Dragash - Pas shpalljes së rezultateve zyrtare për asambletë komunale, dy partitë e mëdha në Dragash, kanë dalë të barabarta me numër të delegatëve në Kuvendin Komunal.
Rezultatet zyrtare për asambletë komunale, të shpallura nga KQZ-ja, tregojnë se Kuvendin Komunal të Dragashit, do ta përbëjnë tetë subjekte politike, nga 11 sa kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit. Ulëse në KK kanë siguruar PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, LDD-ja dhe AKR-ja, ndër partitë shqiptare,  dhe koalicioni “Vakat”, SDA dhe GIG, nga partitë boshnjako-gorane.
Pa asnjë ulëse kanë mbetur Balli Kombëtar, Partia e Drejtësisë dhe Demokracia e Re e Boshnjakëve.
Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja, me 3900 vota dhe LDK-ja, me 3726 vota, do të kenë nga 9 ulëse, koalicioni “Vakat”,  me 1508 vota, 3 ulëse, AAK-ja, me 845 vota, 2 ulëse, ndërkaq me nga një ulëse në KK, do të përfaqësohen LDD-ja, me 499 vota, AKR-ja, me 465 vota, GIG-u, me 454, dhe SDA-ja, me 513 vota.
Prizren - Nga 41 kuvendarët, sa ka gjithsejtë KK në Prizren, pjesa më e madhe, apo 26 prej tyre, për herë të parë do të jenë pjesë e Kuvendit Komunal.
Për dallim nga përbërja e kaluar, kësaj radhe përkundër asaj që subjektet pothuajse janë të njëjta, kuvendarët janë kryesisht emra të rinj.
Për herë të parë në kuvendin lokal, ka hyrë Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve, që arriti të sigurojë dy ulëse, përderisa elektorati nxori jashtë partinë boshnjake të Aksionit Demokratik (SDA).
Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur nga KQZ-ja, zgjedhësit prizrenas duket se kanë preferuar ta ndërrojnë imazhin e vjetër të KK-së, duke nxjerrë nga salla kuvendarët veteran.
Prizren - Në mbledhjen e Kryesisë qendrore të Partisë Reformiste ORA, dhe në koordinim me degën e Prizrenit, është marrë vendimi që dega e kësaj partie në Prizren të hyjë në koalicion parazgjedhor dhe të përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Hanefi Muharremin.
Nëpërmes një komunikate për media, Partia ORA njoftoi sot se do të hyjë në këtë partneritet, me qëllim që të japë kontributin e vet për një qeverisje sa më të denjë për Prizrenin, që përmes këtij koalicioni të ndikojë në zhvillimin ekonomik, urbanistik, social dhe kulturor në komunën e Prizrenit.
Prishtinë - Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kërkuan sot distancim të plotë të politikës nga drejtësia, ndërsa nga EULEX-i kërkuan ndriçimin e të gjitha veprave kriminale që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës.
Sejdiu e Thaçi, e kanë lëshuar këtë deklaratë të përbashkët për media, siç thuhet, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Presidenti dhe kryeministri, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre.
Prishtinë - Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare, nuk i dhanë mbështetje kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së, të përkrahur edhe nga 46 ligjvënës të tjerë, që të debatohet si çështje urgjente në Legjislativ, gjendja e sigurisë në Kosovë, pas deklarimeve të fundit për përfshirjen e zyrtarëve të qeverisë në vepra kriminale, vrasje dhe tentim-vrasje politike.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, pas një mbledhje të jashtëzakonshme që mbajtën, në mes të seancës plenare, vendosën që një seancë e jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet siguria në vend, të mbahet pas zgjedhjeve të balota
zhit për kryetarë komunash.
Vjenë - Ministrat e Financave nga tetë vende të Evropës jugore, lindore dhe qendrore, përfshirë edhe vendin tonë, u takuan sot në Vjenë, në mbështetje të një plani unik rajonal të veprimit, i cili pritet që të shtojë stabilitetin në ekonomi dhe të ndihmojë për përafrimin e këtyre vendeve me Bashkimin Evropian.
Konferenca e ministrave të Financave është organizuar nga Qendra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar, ndërsa ka përfshirë përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.
Prishtinë - Komiteti nacional i Kosovës për sëmundje ngjitëse, mbajti sot takimin e radhës, në të cilin është vlerësuar se situata aktuale epidemiologjike në vend sa i përket ecurisë së Gripit sezonal dhe Gripit të ri pandemik A H1N1, është nën kontroll dhe po vazhdon zbatimi i masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se, që nga 15 korriku e deri më tash, në Kosovë janë regjistruar 556 raste të dyshimta në grip dhe në Qendrën Kombëtare të Gripit janë diagnostikuar 179 raste pozitive me virusin A H1N1.
Beograd - Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, tha sot në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje edhe në qoftë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të ishte negativ për Serbinë.
Pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, Gasparoviq deklaroi se Sllovakia mund ta njohë Kosovën, vetëm nëse atë e bën Serbia, gjë që, siç vlerësoi ai, vështirë se mund të ndodhë.
Share