• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rezultatet përfundimtare për KK të Dragashit
e Enjte, 03 Dhjetor 2009 13:59

KQZ
Pas shpalljes së rezultateve zyrtare për Kuvendet komunale, dy partitë e mëdha të Dragashit, PDK dhe LDK, dalin të barabarta për nga numri i delegatëve.
Bazuar në rezultatet zyrtare, të shpallura nga KQZ-ja, Kuvendi Komunal i Dragashit, i cili do t’i ketë gjithsejtë 27 delegatë, do të përbëhet nga tetë subjekte politike, prej 11 që kanë garuar për këtë institucion, në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Ulëset i kanë siguruar PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, LDD-ja dhe AKR-ja, si dhe partitë nga treva e Gorës, koalicioni “Vakat”, SDA-ja dhe GIG-u. Ndërkaq, jashtë Kuvendit komunal kanë ngelë, Balli Kombëtar, Partia e Drejtësisë dhe Demokracia e Re e Boshnjakëve.
Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja, me 3900 vota, dhe LDK-ja, me 3726 vota, do t’i kenë nga 9 ulëse. Koalicioni “Vakat”,  me 1508 vota, 3 ulëse. AAK - ja, me 845 vota, 2 ulëse. Ndërkaq, me nga një ulëse, do të përfaqësohen LDD - 499 vota, AKR - 465, GIG - 454 dhe SDA, me 513 vota.
Kuvendi Komunal i Dragashit, në këtë mandat do të këtë gjashtë delegat më shumë se në mandatin e kaluar. Prej tyre, 5 boshnjako-goranë, e që rezulton të jetë një më pak, se në mandatin e shkuar. Ndërkaq, janë gjithsejtë 9 femra delegate, që do të përfaqësohen në këtë institucion.
Megjithatë, burimet tona bëjnë të ditur, se do të pësoj një ndryshim i vogël, brenda partive, sa i përket rangimit të delegatëve!
 
Kandidatët që kanë fituar për delegatë në KK - Dragash:
 
SDAPartia e Aksionit Demokratik
1. Nihat OSMANI – 513 vota gjithsejtë, si parti.
 
AAKAleanca për Ardhmërinë e Kosovës
1. Blerim PIRAJ - 845 vota gjithsejtë, si parti. 
2. Luljeta BERISHA - 50 vota
 
PDK - Partia Demokratike e Kosovës
1. Mitat FEJZA - 3900 vota gjithsejtë, si parti.
2. Lulzim RIFAJ - 372 vota.
3. Hebib OSMANI - 344 vota.
4. Shaban SHABANI - 297 vota.
5. Ymridin FETAHU - 264 vota.
6. Hamzi HULAJ - 244 vota.
7. Arbënora KRYEZIU - 100 vota.
8. Nazmije VELIU - 84 vota.
9. Lulbardha BERISHA - 77 vota.
 
AKR – Aleanca Kosova e Re
1. Mujdin JUSUFI - 465 vota gjithsejtë, si parti.
 
LDD - Lidhja Demokratike e Dardanisë
1. Qamil KOLLONI - 499 vota gjithsejtë, si parti.
 
Koalicioni VAKAT
1. Šerif AGA - 1508 vota gjithsejtë, si parti.
2. Veljid HADŽISIN - 347 vota.
3. Zinaida ELMAZI - 31 vota.
 
LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës
1. Ymer ADEMI - 3726 vota gjithsejtë, si parti.
2. Samidin XHELADINI - 683 vota.
3. Kapllan FETAHU - 265 vota.
4. Zahadin DESTANI - 227 vota.
5. Naim BAXHAKU - 210 vota.
6. Naim RAMADANI - 204 vota.
7. Shqipe HALILI - 124 vota.
8. Gajbie ÇENGAJ - 123 vota.
9. Iliriana SALLAHU - 118 vota.
 
GIG - Iniciativa Qytetare e Gorës
1. Deir JILMAZI - 454 vota gjithsejtë, si parti.
Share