• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 03 Dhjetor 2009 10:27

Dragash
- Prishjet në largpërçuesin elektrik, kanë qenë shkaqet që e tërë komuna e Dragashit ka mbetur në terr, më shumë se 15 orë, bëjnë të ditur zyrtarët e KEK-ut.
Nga mbrëmja e së martës e deri në mesditën e së mërkurës, banorët e komunës së Dragashit janë përballur me terrin, si pasojë e motit të lig, i cili ka shkaktuar një defekt serioz në largpërçuesin, në afërsi të fshatit Zhur.
Përgjegjësit e njësisë së KEK-ut në Dragash, thanë se gjatë tërë natës janë bërë përpjekje për të evituar këtë defekt, por kjo nuk është arritur, derisa nuk ka zbardhur dita.
Megjithatë, për shkak se edhe më herët kanë ndodhur defekte, po në të njëjtin vend, banorët kanë shprehur revoltën e tyre, duke thënë se këto veprime po ndikojnë edhe më shumë që ata të mos jenë serioz, kur është në pyetje pagesa e rregullt, e cila kohët e fundit ka nisur të përmirësohet.
Dragash - Pas shpalljes së rezultateve zyrtare për asambletë komunale, dy partitë e mëdha në Dragash, kanë dalë të barabarta me numër të delegatëve në Kuvendin Komunal.
Rezultatet zyrtare për asambletë komunale, të shpallura nga KQZ-ja, tregojnë se Kuvendin Komunal të Dragashit, do ta përbëjnë tetë subjekte politike, nga 11 sa kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit. Ulëse në KK kanë siguruar PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, LDD-ja dhe AKR-ja, ndër partitë shqiptare,  dhe koalicioni “Vakat”, SDA dhe GIG, nga partitë boshnjako-gorane.
Pa asnjë ulëse kanë mbetur Balli Kombëtar, Partia e Drejtësisë dhe Demokracia e Re e Boshnjakëve.
Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja, me 3900 vota dhe LDK-ja, me 3726 vota, do të kenë nga 9 ulëse, koalicioni “Vakat”,  me 1508 vota, 3 ulëse, AAK-ja, me 845 vota, 2 ulëse, ndërkaq me nga një ulëse në KK, do të përfaqësohen LDD-ja, me 499 vota, AKR-ja, me 465 vota, GIG-u, me 454, dhe SDA-ja, me 513 vota.
Prishtinë - Ligjvënësit shtetërorë, mblidhen sot në një seancë plenare, për ta vazhduar debatin e nxehtë, të lënë përgjysmë javën e kaluar, shkaku i përplasjeve të mëdha mes pozitës për raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, si dhe për shkak se gjatë asaj seance u bë publik skandali i dëshmive të Nazim Bllacës, i cili pretendon se si pjesëtar i SHIK-ut ka kryer vepra penale me porosi.
Kërkuesit e këtij debati, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe Komisioni për Integrime Evropiane, në seancën e kaluar prezantuan të gjitha mangësitë e këtij raporti, ndërkaq fajësuan Qeverinë e Kosovës se me papërgjegjësinë që po tregon në menaxhimin e shtetit, ka zbehur imazhin e Kosovës në botë.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi në fjalimin e tij në Kuvend, ka thënë se procesi i integrimit të Kosovës në BE, nuk arrihet për një vit apo për dy vjet, po duhet ndërtuar bazë, të cilën Republika e Kosovës, sipas tij, e ka arritur gjatë qeverisjes së tij.
Prishtinë - Kosova dhe Maqedonia, pritet të nënshkruajnë sot në Prishtinë një Memorandum bashkëpunimi policor, i cili do të pasohej nga marrëveshje të tjera ndërshtetërore, që mundësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.
Memorandumi i bashkëpunimit policor pritet të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe homologia e tij maqedonase, Gordana Jankuloska, e cila sot do të zhvilloj vizitën e parë të saj zyrtare në vendin tonë.
Prishtinë - Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, do të prezantojë sot një vlerësim për pjesëmarrje të komuniteteve jo-shumicë në strukturat komunale, si dhe në procesin e vendim-marrjes në nivelin lokal të qeverisjes.
Sipas një njoftimi të OSBE-së, Raporti vlerëson themelimin dhe funksionimin e mekanizmave komunalë të detyrueshëm dhe atyre jo të detyrueshëm, përgjegjës për çështje të komuniteteve.
Përveç shqyrtimit të sfidave që dalin nga zhvillimet politike dhe normative, vlerësimi bënë thirrje  edhe për zbatim më të mirë të kornizës ligjore dhe ofron rekomandime për adresim të mangësive.
 
Share