• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 30 Nëntor 2009 09:37

Dragash
- Me një akademi solemne, në sallën e KK-së, të shtunën u përkujtua 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar. Salim Jenuzi, kryetar i komunës, duke folur për historikun e kësaj date, ka nënvizuar se ajo gërsheton disa ngjarje të rëndësishme të popullit shqiptar. Ndërkaq, Sadik Idrizi, deputet i parlamentit të Kosovës, nga radhët e boshnjakëve të Gorës, pasi që i ka përgëzuar të pranishmit, ka pohuar se nuk është kjo datë e madhe vetëm për popullin shqiptar, por edhe për boshnjako-goranët. “Unë ndjehem krenar, që më 17 shkurt 2007, e kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë”, ka thënë Idrizi.
Tubimin e kanë përshëndetur edhe Galip Skeraj, kryetar i OVL të UÇK-së dhe Sylejman Sylejmani, përfaqësues i familjarëve të dëshmorëve.
Pas përfundimit të akademisë, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit, në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Dragash - Një kompani shërbyese, ka filluar të shtunën dezinfektimin e hapësirave shkollore në komunën e Dragashit, si masë parandaluese ndaj gripit të derrit.
Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i këtij projekti, Nazif Ahmeti, i cili ka shtuar se ky aksion është ndërmarrë, me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë, konform vendimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Dezinfektimi i të gjitha hapësirave shkollore në komunën e Dragashit, përfundon sot, ndërkaq, sipas dr. Ahmetit, aksioni mund të vazhdojë edhe në hapësirat e institucioneve publike, të cilat frekuentohen më së shumti nga qytetarët.
Hagë - Autoritetet shtetërore thonë se pala kosovare është e përgatitur mirë për ta mbrojtur pavarësinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, krahas konsultave me ekipin e mbrojtjes, do të ketë takime me zyrtarë holandezë.
Argumentet rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në seancën publike dëgjimore, në Hagë, që fillon nesër dhe zgjat deri më 11 dhjetor, do t’i paraqesin mbi tridhjetë shtete. Pavarësinë e vendit tonë në Gjykatën e Drejtësisë do ta mbrojnë: Shqipëria, Austria, Bahreini, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Jordania, Holanda, Norvegjia, Arabia Saudite, Britania e Madhe, SHBA-të, si dhe delegacioni i Kosovës.
Ndërkaq, argumente kundër ligjshmërisë së pavarësisë do t’i paraqesin: Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Burundi, Kina, Qiproja, Laosi, Rumania, Rusia, Spanja, Venezuela, Vietnami, si dhe delegacioni serb.
Bruksel - Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian sot në Bruksel pritet të marrë vendim përfundimtar për heqjen e vizave për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, prej 19 dhjetorit të këtij viti.
Vendosja në të ashtuquajturën, listë pozitive të Shengenit, do të thotë që banorët e këtyre vendeve do të jenë të liruar nga obligimi për marrjen e vizës për në BE, por pa të drejtë pune, në 27 vendet e Bashkimit Evropian.
Vatikan - Papa Benedikti i XVI-të, në prag të 1 Dhjetorit, ditës botërore të luftës kundër SIDA-s, ka bërë thirrje për lutje dhe masa konkrete për t’iu lehtësuar dhimbjet, atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.
Ai ka thënë se Kisha Katolike me spitalet dhe personelin e saj, ka ofruar gjithnjë përkujdesje për të prekurit nga kjo sëmundje.
Ati i Shenjtë ka shtuar se, me përpjekje të bashkërenduara mirë, mund të arrihet deri në gjetjen e kurës për të shëruar të infektuarit me virusin HIV.
Gjenevë - Televizioni kombëtarë zviceran, ka raportuar se rezultatet paraprake tregojnë se qytetarët kanë miratuar propozimin e të djathtës, për të ndaluar ndërtimin e minareve të reja në Zvicër.
Qeveria dhe parlamenti i Zvicrës, më herët kanë hedhur poshtë kërkesën e Partisë Popullore që të ndaloheshin ndërtimet e minareve të reja, pasi, sipas tyre, kërkesa shkelte kushtetutën, lirinë e besimit dhe traditën e tolerancës, që karakterizon këtë vend.
Share