• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 26 Nëntor 2009 08:54

Dragash
- Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash dhe ata të koalicionit boshnjak “Vakat”, dje nënshkruan marrëveshje, me anë të së cilës kanë zyrtarizuar koalicionin për balotazh, si dhe për bashkëqeverisjen e pushtetit komunal.
Kryetari aktual i Komunës, Salim Jenuzi, tha se presin fitore të sigurt, sepse edhe gjatë mandatit të kaluar, sipas tij, janë dëshmuar si udhëheqës të suksesshëm.
Nënkryetari aktual i komunës, nga koalicionit “Vakat”, Qasip Kushi, ka deklaruar se parimisht, koalicioni “Vakat” i mbështet subjektet politike shqiptare, të cilat e gëzojnë respektin e shumicës së qytetarëve të trevës së Opojës.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik Idrizi, lider i koalicionit “Vakat”, me këtë rast ka nënvizuar se, pasi që kandidati i tyre për kryetar nuk ka mundur të fitojë të drejtën e balotazhit, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, do ta mbështesin kandidatin e PDK-së, i cili do të jetë edhe kandidat i tyre.
 Prizren - Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se dega e saj në Prizren, dje ka lidhur marrëveshje koalicioni, me disa parti politike në këtë komunë, të cilat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, do ta mbështesin kandidatin e saj për kryetar komune, Ramadan Muja.
Marrëveshjet janë arritur me Partine Demokratike Turke të Kosovës, Partinë e Drejtësisë, si dhe me partitë e komunitet boshnjak; Partinë e Re Demokratike dhe Koalicionin “Vakat”.
Ndërkaq, në Rahovec, PDK-ja ka arritur dje marrëveshje me degën e Aleancës Kosova e Re dhe me degën e Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Prishtinë - Në prag të festës së Kurban Bajramit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përgëzoi dje presidentin, Fatmir Sejdiu dhe popullin e Kosovës, me urimin për gëzim dhe prosperitet.
Në urim e tij, presidenti amerikan shprehet: “Të udhëhequr nga fryma e këtij përkujtimi të bekuar, unë kam shpresë që ne mund të punojmë së bashku, për të arritur liri dhe paqe nëpër botë. Ju dhe populli i Kosovës, paqit gëzim dhe prosperitet në vitin që vjen”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit amerikan Obama, për popullin tonë.
Podgoricë - Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, deklaroi se Podgorica zyrtare e ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë, por që nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë ceremonia zyrtare.
“Fjala është për shtet fqinj dhe ai gjithsesi është në mesin e prioriteteve tona”, ka thënë Krivokapiq. Ai shtoi se nuk ka asnjë presion për një vendim të tillë, i cili ka të bëjë me, siç tha, kapacitetet teknike dhe financiare të ministrisë së Jashtme të Malit të Zi.
Prishtinë - Në seancën e sotme, ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës, do ta kenë përballë kryeministrin Hashim Thaçi, i cili pritet të japë vlerësimet e ekzekutivit kosovar, rreth të gjeturave në Raportin e Progresit, të Komisionit Evropian për Kosovën.
Kërkuesi i këtij debati parlamentar, Lidhja Demokratike e Dardanisë, nëpërmjet kryetarit të saj, Nexhat Daci, tha se, nëse kryeministri nuk do të jetë i pranishëm në seancë, LDD-ja do t’i braktisë punimet.
Ndryshe, disa javë më përpara, LDD-ja ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit ta ftojë kryeministrin Hashim Thaçi, që të raportojë për të gjeturat e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, i cili ishte mjaft kritik për nivel të lartë të korrupsionit në institucione.
Prishtinë - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, sot bën homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz, si dhe viziton Manastirin e Deçanit.
Ai dje zhvilloi takime të ndara me Presidentin, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, komandantin e KFOR-it, Markus Bentler dhe liderët e opozitës.
Shefi i diplomacisë së Shqipërisë, deklaroi dje se Kosova e pavarur dhe evropiane është në interes, jo vetëm të qytetarëve të saj, por edhe i të gjithë fqinjëve të saj.
Share