• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 10:15

Dragash - Zyrtarë të lartë të degës së PDK-së në Dragash, janë marrë vesh me krerët e koalicionit “Vakat”, për lidhje koalicioni, para se të zhvillohen zgjedhjet në balotazh për kryetar komune. Marrëveshja është nënshkruar zyrtarisht, sot në mesditë, ku edhe morën pjesë Salim Jenuzi (PDK), i cili do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, dhe Sadik Idrizi (Vakat), i cili do ta përkrah kandidatin e PDK-së për kryetar komune. Siç u tha në këtë ceremoni nënshkrimi, asgjë më shumë dhe asgjë më pak nuk do të ketë ndryshim të ndarjes së pushtetit midis këtyre subjekteve politike, nga ajo që kishin deri më tani.
Ky koalicion, sikurse edhe gjatë mandatit dyvjeçar, do ta ndajë pushtetin lokal në të gjitha nivelet, me mundësi të zëvëndësimit të disa personave, por jo edhe pozitave.

Prishtinë - Megjithëse rinumërimi i votave ka dalë të jetë në rregull, Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë anulimin e votave në 15 vendvotime, nga të cilat do të mbesin të pavlefshme rreth 1500 vota. Anulimi, sipas zyrtarëve të KZAP-së, është bërë, pasi janë gjetur nënshkrime të falsifikuara të komisionerëve zgjedhor, në këto 15 vendvotime, nga të cilat 8 janë në Gjakovë, 3 në Lipjan, 2 në Shtime, 1 në Malishevë dhe 1 në Shtërpcë.

Lubjanë - Një ushtar slloven që vepronte në kuadër të KFOR-it, ka vdekur, si pasojë e goditjeve me armë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.
Incidenti ka ndodhur në bazën ushtarake në Pejë, ndërkohë mediat sllovene kanë raportuar se ushtari ka kryer vetëvrasje. Asnjë ushtar tjetër nuk ishte i përfshirë në incident, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Sllovenisë.
Kjo është vdekja e parë e një ushtari slloven, në misionet paqeruajtëse, që nga shpallja e pavarësisë së këtij vendi, në vitin 1991.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, vjen sot për një vizitë dyditëshe në Prishtinë, i ftuar nga homologu i tij, Skënder Hyseni.
Përpos takimit të punës me ministrin Hyseni dhe nënshkrimit të një protokolli të bashkëpunimit midis dy ministrive, Meta do të ketë takime edhe me presidentin e Republikës, Fatmir Sejdiun, kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, komandantin e KFOR-it, Markus Bentler si dhe me përfaqësues të partive politike dhe me minoritete.
Prishtinë - Shkolla për Integrime Evropiane, organizon sot në Prishtinë konferencën “Debati mbi kufijtë e BE-së dhe zgjerimi i saj në të ardhmen”, me qëllim që t’u ofrojë pjesëmarrësve një kuptim të qartë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe definimit të kufijve të Evropës. Ndër tjerash, ky takim synon që pjesëmarrësit të njihen me sfidat, problemet dhe zgjidhjet që ky proces ngërthen në vete, për vendet e rajonit dhe për Kosovën.
Prishtinë - Me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër grave, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, do të shpalosë sot një raport, lidhur me monitorimin e rasteve gjyqësore të dhunës në familje, duke shënuar në këtë mënyrë fillimin e iniciativës globale, “16 ditët e aktivitetit kundër dhunës në baza gjinore”.
Raporti, i cili bazohet në rastet e dhunës në familje, në gjykatat e Kosovës që janë monitoruar drejtpërdrejt nga  OSBE-ja, që nga viti 2007, identifikon të metat në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, vonesat e paligjshme në planifikimin e seancave si dhe mospërfshirjen e përfaqësueseve të Qendrës për Punë Sociale, në rastet që kanë të bëjnë me të mitur.
Shkup - Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth deklaratës së presidentit serb për demarkacionin, deklaroi se Maqedonia dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta ndaj shtetit të Kosovës.
“Në raport me Kosovën, Maqedonia dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta, ne kemi qëndrimin tonë, ata kanë qëndrimin e tyre. Ne me të vërtetë e kemi realizuar demarkacionin, mbi bazën e marrëveshjes që ishte firmosur mes Koshtunicës dhe Trajkovskit, dhe konsiderojmë se kjo çështje tashmë është e mbyllur”, deklaroi Ivanov.
Prishtinë - Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë i ka penguar njohjet e reja për Kosovën, tha dje në Prishtinë ish zëvendësi i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.
“Shumë vende e kanë shtyrë njohjen dhe kanë thënë se do të presin edhe nja gjysmë viti, e pastaj do të shohin. Problem mbetet fakti, se ky vendim që do merret nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do të jetë shumë i qartë dhe këtë e ka thënë edhe kryetari i kësaj gjykate. Në të, me gjasë do të flitet për disa parime të së drejtës ndërkombëtare. Në anën tjetër, do të flitet për realitetet politike dhe, në fund, secila palë mund të thotë, se ky vendim i pasqyron mjaft mirë argumentet tona”, ka vlerësuar Rohan.


 
Share