• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 13 Nëntor 2009 23:33

Prishtinë
- Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ua kujtoi të premten mediave të Kosovës, se periudha e heshtjes së mediave, para dhe gjatë ditës së votimit, fillon të shtunën më 14 nëntor 2009, në ora 07:00 dhe përfundon me mbylljen zyrtare të vendvotimeve, më 15 nëntor 2009. 
“Duke marrë parasysh faktin se në zgjedhjet e mëparshme, disa subjekte transmetuese kanë emituar gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore intervista dhe deklarata të kandidatëve për zgjedhje, duke i bërë thirrje popullit që të votojë, pa marrë parasysh qëllimin ose përmbajtjen për t’i shërbyer publikut, paraqitjet e tilla do të përmbanin ekspozim, i cili nuk do të ishte në dispozicion njëtrajtshmërisht ose në mënyrë të drejtë për të gjithë kandidatët ose Entitetet Politike të Certifikuara”, thuhet në njoftimin e KPM-së.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, në mesazhin drejtuar qytetarëve, me rastin e zgjedhjeve lokale të së dielës, e qe për herë të parë organizohen në shtetin e pavarur të Kosovës, theksoi se këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit si dhe një test i rëndësishëm për proceset e mëtejme të integrimit në Bashkimin Evropian, NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.
Presidenti i vendit falënderoi qytetarët për kulturën që kanë treguar gjatë një muaji, sa zgjati fushata e parë parazgjedhore, ndërsa theksoi se ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit, assesi nuk e zbejnë përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate. Ai tha se dita e zgjedhjeve duhet t’i dëshmojë botës, se Kosova është vend stabil, dhe se krijon paqe e stabilitet në rajon dhe shërben si model i gatishmërisë për bashkëpunim të mirë reciprok me fqinjët dhe me të gjitha vendet tjera demokratike.
Prishtinë - Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, para zgjedhjeve lokale, kryeministri Hashim Thaçi iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të dalin sa më masovisht në zgjedhje, ndërsa nga subjektet politike kërkoi që të avancojnë traditën demokratike, duke pranuar rezultatit e tyre.
Dita e diel, siç tha në vazhdim kryeministri, është një vikend jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët, sipas tij, për 30 ditë kanë bërë fushatë shumë demokratike.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët dhe subjektet politike të Kosovës për pjesëmarrje aktive, dinamike dhe shumë të gjallë në fushatën elektorale. Kosova dhe qytetarët e saj do të japin këtë provim të rëndësishëm të demokracisë”, u shpreh Thaçi.
Prishtinë - Qeveria, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, i ka marrë të gjitha masat e duhura që dita e zgjedhjeve, 15 nëntori, të kalojë në mënyrë të qetë, pa incidente dhe të jetë një ditë e festës së madhe, në Kosovën e pavarur.
Këto komente, në emër të Qeverisë, i bëri zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, i cili tha se Kosova në ditën e zgjedhjeve do të jetë e siguruar në nivelin e duhur, por kërkoi që mos të bëhet panik, sepse në Kosovë gjithçka është në parametrat normale.
Megjithatë, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, siç tha zëvendëskryeministri Kuçi, do të kryejë detyrën e vet me përgjegjësi.
Prishtinë - Policia e Kosovës njoftoi sot se, në ditën e zgjedhjeve, do të angazhojë më shumë se pesë mijë policë, në mënyrë që të sigurohet një proces normal dhe të organizohen zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët.
Zyrtarët policorë, në një konferencë për media, njoftuan se Policia është kujdesur edhe për planifikimin dhe sigurimin e materialit sensitiv zgjedhorë, duke përfshirë këtu edhe fletëvotimet.
Majori Granit Fetahu, duke e vlerësuar në përgjithësi situatën e qetë, theksoi se i gjithë sigurimi në ditën e zgjedhjeve do të bëhet sipas legjislacionit në fuqi që ka Policia e Kosovës.
Prishtinë - Zyrtarë të Aleancës Veriatlantike (NATO), deklaruan sot në Prishtinë, se paqeruajtësit ndërkombëtarë të NATO-s do t’i zvogëlojnë në mënyrë graduale kapacitetet e tyre ushtarake në Kosovë, ndërkaq inkurajuan Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për arritjen e kapaciteteve profesionale.
Në emër të NATO-s, këto komente i bëri asistenti për Politikë të Mbrojtës dhe për Planifikim të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Aleance, Jiri Sedivy, gjatë një takimi që zhvilloi në Prishtinë me ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Fehmi Mujota.
Ai ka pohuar se zvogëlimi i trupave të NATO-s në Kosovës, do të bëhet në mënyrë  graduale.
Ministrit Mujota, ndërkaq, e informoi delegacionin e NATO-s për zhvillimet dhe progresin e arritur në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe planet për angazhimet e ardhshme.
 
 
 
 
Share