A do të jenë këta anëtarët e KK Dragash?

• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
A do të jenë këta anëtarët e KK Dragash?
e Mërkurë, 20 Nëntor 2013 18:54

kuvendi_dragash_2013Dragash, 20 nëntor 2013
- Nëpër portale të ndryshme sot janë shpërndarë rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendet komunale. Portali “Express” ka marrë përsipër autorësinë e këtyre rezultateve, për të cilat thotë se janë përfundimtare, por që KQZ ende nuk i ka bërë publike. Madje, KQZ ka reaguar ashpër, duke thënë se numërimi i votave për këshilltarët komunalë është në vazhdimësi. “Publikimi i rezultateve, gjoja përfundimtare, nuk është i saktë, pasi numërimi është duke vazhduar dhe, vetëm atëherë kur të përfundojë numërimi, do t’i publikojmë, ashtu siç vepruam me rezultatet për kryetarë komunash”, thuhet mes tjerash në reagimin e KQZ-së. Mirëpo, portali “Express” e ka plotësuar artikullin e saj, duke këmbëngulur se pikërisht këto janë rezultatet përfundimtare, për të cilat ky portal mburret se ka arritur t’i siguroj nga KQZ, përmes kanaleve të veta. “Valdete Daka xhelozon portalin tonë, prandaj ka reaguar. Ndryshe, rezultatet që i kemi publikuar ne, janë përfundimtare”, shkruan Express.
Sido që të jetë, sipas këtyre rezultateve, rezulton që në garën për Kuvendin e Dragashit, dy partitë rivale, PDK dhe LDK, sërish janë të barabarta për nga numri i këshilltarëve dhe se qeveria lokale do të përcaktohet, varësisht nga koalicionet që do t’i bëjnë këto subjekte.
Gjithnjë sipas rezultateve që ka publikuar portali “Express”, 27 anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit, do të jenë:

1. Shaban SHABANI (PDK) 4033 vota.
2. Emin KOLLONI (PDK) 475 vota.
3. Vehbi NAZIFI (PDK) 359 vota.
4. Granit RIFAJ (PDK) 339 vota.
5. Nazmie VELIA (PDK) 167 vota.
6. Samire MELEQI (PDK) 98 vota.
7. Lulëbardha BERISHA (PDK) 83 vota.

8. Halim SHEMSIDINI (LDK) 3763 vota.
9. Samidin XHELADINI (LDK) 428 vota.
10. Kapllan FETAHU (LDK) 247 vota.
11. Bahtjar BERISHA (LDK) 226 vota.
12. Arieta SKERAJ (LDK) 160 vota.
13. Kaltrina KRASNIQI (LDK) 115 vota.
14. Shqipe HALILI (LDK) 109 vota.

15. Adem HOXHA (CDU) 1944 vota.
16. Hajrudin HOXHA (CDU) 342 vota.
17. Melisa SOLA (CDU) 123 vota.
18. Mersiha MEMISHI (CDU) 58 vota.

19. Sherif AGA (VAKAT) 413 vota.
20. Bean HAXHIASAN (VAKAT) 269 vota.
21. Zinaida ELMAZI (VAKAT) 62 vota.

22. Ymridin KRASNIQI (AAK - LDD) 883 vota.
23. Luljete BERISHA (AAK - LDD) 99 vota.

24. Nasuf BRENOLLI (SDA-SDSG) 270 vota.

25. Nexhat ISUFI (BD) 607 vota.

26. Zaim HAJREDINI (AKR) 438 vota.

27. Deir JELMAZI (GIG) 344 vota.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur sot që fushata parazgjedhore për balotazhin e 1 dhjetorit, të zgjasë vetëm pesë ditë. Sipas vendimit të KQZ-së, fushata do të fillojë më 25 nëntor dhe do të përfundojë më 29 nëntor.


Share