• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rama: S’do rrezikojmë jetën e qytetarëve!
e Mërkurë, 13 Nëntor 2013 19:46

armet_kimike_shqiperiaTiranë, 13 nëntor 2013
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur për armët kimike, ku tha se nuk ka vend për alarm. “Ende nuk ka një vendim për këtë çështje. Ne i mirëkuptojmë vajzat dhe djemtë që protestojnë për këtë çështje. Por, duhet ta dini se është absolutisht e qartë që kontributi ynë dhe pozicionimi ynë karshi SHBA-ve, është i lidhur me interesin e çdo shqiptari. Çka do të thotë se, PO-ja jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje, nga ku do të jetë e qartë që Shqipëria do të dalë, jo vetëm me kokën lart, por e fituar dhe më e pastër nga ç’është sot”, u shpreh sot kryeministri Rama, duke shtuar se me vendimet e marra nuk do të lejojë që të cenohet  integriteti i vendit dhe kurrë nuk do të lejonte që të rrezikohej jeta e shqiptarëve.
Rama garantoi se, në lidhje me vendimin për armët kimike të Sirisë, do të ketë diskutim në Kuvend dhe me publikun. “Nuk ka ende një plan të plotë. Njerëzit kanë nevojë për të gjykuar mbi një marrëveshje të plotë. Në fund të fundit, për të dëgjuar një arsyetim të plotë për atë se çfarë përfiton Shqipëria, edhe nga pikëpamja mjedisore, nëse përfshihet në një operacion të tillë. Të gjitha këto do të mund të thuhen dhe dëgjohen, vetëm kur ky plan i plotë dhe kjo marrëveshje e plotë të jenë gati për tu diskutuar. Fakti që sot nuk ka ende asnjë vendim, lidhet me faktin se sot nuk ka ende asnjë plan të plotë dhe asnjë marrëveshje të plotë me vendet e përfshira në këtë proces, jo vetëm nga ana jonë, por mes vendeve me njëra-tjetrës. Ajo çfarë mund të them, duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, ashtu siç unë i mirëkuptoj plotësisht të gjithë ata që ndihen të shqetësuar, edhe ata që dalin në protestë, por jo nga rruga e interesave politike por nga rruga e interesit qytetar dhe atdhetar, sot ne vetëm mund të themi me plot gojë se, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të pranonim që të cenohej integriteti i vendit tonë, qoftë në aspektin jetik, qoftë në aspektin mjedisor, qoftë në aspektin e të ardhmes”, tha Rama.


Share