• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Abdi Alija, fton për bojkot të zgjedhjeve!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 09 Nëntor 2009 22:06

opstina_goraDragash, 09 nëntor 2009 - Në javën e fundit të Fushatës parazgjedhore, përmes një vendimi, i cili po shpërndahet dorë më dorë tek banorët e komunës së Dragashit, Komuna paralele e Gorës, që është themeluar nga Qeveria e Serbisë, fton qytetarët dhe institucionet e veta, që t’i bojkotojnë  zgjedhjet lokale.  Në këtë urdhëresë, të nënshkruar nga i ashtuquajturi kryetar i Këshillit Komunal të Gorës, Abdi Alia, obligohen bartësit e institucioneve të kësaj komune paralele, që të mos angazhohen rreth zgjedhjeve, të cilat konsiderohen si jo legjitime, sepse, sipas kësaj komune paralele, ato janë shpallur nga institucionet e vetëthemeluara të Kosovës. “Këshilli Komunal i Komunës së Gorës, ka marrë vendim që t’i informojë udhëheqësit e të gjitha institucioneve, themelues i të  cilave është Komuna e Gorës, si dhe të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë, për dëmin që sjell pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet që i organizojnë institucionet e vetëshpallura të Kosovës, e të cilat nuk janë në harmoni me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit” , thuhet mes tjerash në këtë vendim-qarkore, i cili, siç sqarohet më tej nga nënshkruesi i tij, bazohet në njoftimin e kryetarit të Serbisë, konkluzioneve të Qeverisës së Serbisë, si dhe njoftimit të Komunës së Gorës. Tutje, në këtë shkresë thuhet se “pjesëmarrja në këto zgjedhje u jep legjitimitet këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Dragashit, institucion ky që nuk pranohet nga institucionet e Republikës së Serbisë, dhe se vështirëson përpjekjet për lehtësimin e punës dhe zgjidhjen cilësore të kërkesave të përditshme të institucioneve vetëqeverisëse lokale të Komunës së Gorës”.
Në përfundim të këtij vendimi, thuhet se “në mbledhjen e Këshillit të Komunës, është vërtetuar se në hapësirat e Komunës së Gorës, themelues i së cilës është Kuvendi i Komunës së Gorës, pjesëmarrja në këto zgjedhje, nuk është në harmoni me Ligjin mbi Punën, dhe se ndaj  të gjithë atyre që do të dalin në këto zgjedhje, do të fillojë procedura, në pajtim me autorizimet, të cilat i ka vetëqeverisja lokale dhe themeluesi i saj”.
Pasi kjo urdhëresë është konsideruar se përmban fjalë kërcënuese, Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten kryetarin e kësaj komune ilegale të Gorës, Abdi Alija. Zyrtarë të policisë kanë thënë se nuk bëhet fjalë për arrestim, por vetëm për shoqërim në polici. Drejtori i policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se kryetari i kësaj komune ilegale, pas disa provave të siguruara, se në rajonin e Gorës ka shpërndarë pamflete, është shoqëruar në stacionin policor në Dragash, ku edhe janë inicuar procedurat e arrestimit të tij.
Sipas Krasniqit, Prokuroria komunale ka vendosur që Alija të lirohet dhe rasti të dërgohet në procedurë të rregullt gjyqësore. Sapo është liruar, Alija u ka thënë mediave serbe se ai është arrestuar nga policia e Kosovës, për tu marrë, siç është shprehur, në bisedë informative. Ai këtë arrestim e ka cilësuar si presion ndaj popullatës së Gorës, e cila po u bëhet nga organet kosovare, të cilat ai nuk i njeh.
Përkitazi më këtë rast, kanë reaguar krerët e koalicionit boshnjak nga Gora “Vakat”, të cilët e kanë cilësuar si institucion paralel komunën e themeluar nga Serbia. Në emër të koalicionit “Vakat”, ish-ministri i Shëndetësisë, Sadik idrizi, i ka thënë radios sonë se, subjekti i tij politik, jo vetëm që i pranon të gjitha ligjet e Kosovës në fuqi, por është duke bërë fushatë për zgjedhjet e së dielës, në të cilat konkurron edhe me delegatë, por edhe me kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit. Më herët, Mursel Halili, kryetar i GIG-ut, ka thënë se Abdi Alija po i sjell dëme të mëdha Iniciativës Qytetare të Gorës, duke potencuar se në zgjedhjet e vitit 2007, ky institucion i Serbisë e ka dëmtuar këtë subjekt politik goranë, për afro 500 vota.


Share