• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 09 Nëntor 2009 15:19

Dragash
- Në kërkim të votës për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku dhe Skënder Zogaj, anëtarë të kryesisë qendrore të kësaj partie, të shtunën janë takuar me elektoratin në fshatin Brezne, duke iu premtuar atyre se do të bëjnë shumë për ta, po qe se u jepet besimi.
Lutfi Zharku, ka kërkuar përkrahjen e opojanëve për ta realizuar, siç tha, amanetin e ish-presidentit Rugova.
Duke kërkuar votën për Halim Shemsidinin, Zharku ka premtuar se çdo projekt që do të prezantohet nga ky kandidat, do të realizohet, sepse do ta ketë mbështetjen e ministrisë së tij.Ndërkaq, Skënder Zogaj, ka konstatuar se gjatë viteve të pas luftës, ka ndryshuar ajo që është dashur të ndryshojë, por nuk ka ndryshuar ajo që nuk është dashur të ndryshojë.
Zyrtarët e lartë të LDK-së, kanë vazhduar fushatën edhe në fshatin Kuk, për ta shpalosur programin e tyre katërvjeçar.
Dragash - Fatmir Limaj dhe Idriz Vehapi, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë fushatës parazgjedhore që zhvilluan dje në komunën e Dragashit, kërkuan mbështetjen e opojanëve për kandidatin e kësaj partie, për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzin.
Gjatë takimit që zhvilluan me banorët e fshatit Kosavë, ata u shprehen se, ky rajon është pjesa më e bukur që ka Kosova, por që kërkon më shumë vëmendje nga pushteti. “Detyra jonë është që ta zbukurojmë edhe më tepër këtë trevë, sepse këtu kemi shumë blegtorë. Këtë vit kemi filluar t’i përkrahim ata, dhe, ju premtoj, se këtë përkrahje do ta vazhdojmë”, ka thënë Vehapi.
Ndërkaq, Fatmir Limaj ka shtuar se, bukuritë që i ka falë Zoti, është hera e parë që mund të shfrytëzohen si duhet nga pushteti kosovar.
Dy ministrat, më pas, kanë qëndruar në fshatrat Shajne dhe Buçe, ku kanë shpalosur programin e PDK-së për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Dragash - Gjatë shpalosjes së programit katërvjeçar për Dragashin, kandidati për kryetar komune nga AAK-ja, Burim Piraj, dje u ka thënë banorëve të fshatit Zym, se ai do të bëjë ç’mosë që ky fshat, siç tha, i harruar, të ndjej dorën e pushtetit, pavarësisht rezultatit të votave.
“Nuk është për ne kriter numri i votave që do të marrim nga secili fshat, për të investuar më pas. Por, kriter kryesor janë nevojat që ka secili vendbanim. Kjo, sepse të gjithë banorët janë taksapagues, pavarësisht se cila parti është në pushtet”, tha Piraj.
Ai ka shtuar se, partia e tij, nuk do të bëjë investime, në bazë të votave që ka fituar nëpër fshatra, por do të investojë në bazë të nevojave dhe domosdoshmërisë që kanë fshatrat dhe në bazë të kërkesave që do të parashtrohen nga kryesitë e vet fshatrave.
Piraj ka premtuar se do të investoj pa hile dhe në bazë të prioriteteve që paraqiten, në secilin vendbanim.
Prizren - Rreth orës 02:00, pas mesnatës, policia në Prizren është njoftuar nga një punëtor sigurimi të objektit të Fakultetit të Edukimit, se kishte dëgjuar zhurmë në brendi të fakultetit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar patrulla të policisë dhe kanë kontrolluar objektin, ku është vërejtur se një dritare e bibliotekës ishte hapur dhunshëm, ndërsa nga aty ishte vjedhur një kompjuter.
Një patrullë policie ka kryer procedurat, së bashku me krim teknikën, ndërsa patrulla tjera janë vënë në ndjekje të vjedhësve. Pas pak, tek varrezat e qytetit, janë ndaluar dy persona, tek të cilët është gjetur kompjuteri dhe gjësende të tjera, në mesin e tyre edhe substanca narkotike. Të dyshuarit, pas konsultimit me prokurorin, po mbahen në arrest.
Prishtinë - Zelanda e Re ka marrë vendim për njohjen e shtetësisë së vendit tonë, përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamitit, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Njoftimin, siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Me njohjen zyrtare nga Zelanda e Re, numri i shteteve që kanë njohur shtetësinë e vendit tonë, ka arritur në 63.
Prishtinë - Kosova dhe Holanda nuk mund të jenë pengesë, që Serbia të integrohet në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, Volfram Maas.
Ai ka shtuar se, kërkesa e Holandës për bashkëpunim të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës, konsiston edhe me qëndrimin e vetë Serbisë, për arrestimin e personave të akuzuar për krime lufte. “Për sa i përket Kosovës, ne kurrë nuk i kemi kërkuar Serbisë që ta njohë atë, si një shtet të pavarur”, ka deklaruar ambasadori gjerman në Beograd, Volfram Maas.
Prishtinë - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith ka deklaruar të shtunën se serbët e Kosovës rrezikojnë të humbin pushtetin lokal, nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Gjatë administrimit të UNMIK-ut, megjithëse serbët nuk dilnin në votime, administratori i OKB-së emëronte kryetarët e komunave me shumicë serbe.
Feith ka thënë se nëse ka bojkot nga ana e serbëve, nuk do të ketë emërim të përfaqësuesve serbë në postin e kryetarit, në komunën e Shtërpcës dhe Artanës.
Prishtinë - Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka bërë të ditur se reshjet e shiut në vendin tonë, do të vazhdojnë deri më 13 nëntor, ndërsa më 19 nëntor do të fillojnë reshjet e borës.
Siç ka thënë Tahirsylaj, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut, për disa ditë moti do të jetë stabil, përderisa prej 19 nëntorit do të fillojnë reshjet e borës në vend që, sipas tij, do të vazhdojnë për 3-4 ditët e ardhshme.
Share