• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Veseli takoi degën e PDK-së në Dragash!
e Mërkurë, 06 Nëntor 2013 19:06

kadri_veseli_dragashDragash, 06 nëntor 2013
- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të mërkurën ka qëndruar në Dragash, ku ka zhvilluar një takim me degën e PDK-së në këtë komunë. Pasditen e vonë, Veseli i mblodhi anëtarët e kryesisë së degës, në krye me Salim Jenuzin, me të cilët ka biseduar jashtë vëmendjes së mediave. Të kontaktuar nga Radio Sharri, krerët e dëgës së PDK-së thanë se vizita e Veselit kishte karakter rutinor, gjatë së cilës i ka uruar të gjithë anëtarët e degës për mbarëvajtje të zgjedhjeve, si dhe për suksesin që ka korrë partia. “Nuk kishte karakter pune por ishte një vizitë miqësore, ku morëm përgëzime nga Veseli për fitoren e partisë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Gjithashtu, përgëzime morëm edhe për organizimin e mirë të zgjedhjeve në komunën tonë, për të cilën Veseli tha se është shembull se si organizohen zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha Jenuzi për Radio Sharrin.


Share