• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Këto janë votat për Kuvendin e Dragashit
e Martë, 05 Nëntor 2013 17:51

votat_kuvendi_dragashDragash, 04 nëntor 2013
- Të dhënat më të fundit, të cilat i ka publikuar edhe KQZ-ja, tregojnë se aktualisht, nga gjithsej 57 vendvotime në komunën e Dragashit, janë numëruar 56 prej tyre dhe, sipas këtyre të dhënave, rezulton se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të së dielës ka qenë rreth 40% . Shikuar në numra, në komunën e Dragashit kanë votuar 14 mijë e 617 qytetarë, nga gjithsej 39 mijë e 233 qytetarë që figurojnë në listat e votuesve.
Duke u bazuar në këto shifra, rezulton se në garën për Kuvendin e Komunës së Dragashit, më e votuar ka dalë PDK-ja, e pasur nga LDK-ja. Sipas të dhënave të KQZ-së, PDK-ja ka siguruar 4100 vota, ndërsa LDK-ja 3834. Partitë tjera janë radhitur me më pak vota, siç është subjekti nga treva e Gorës (CDU), e cila për herë të parë garon dhe ka dalë e treta në nivelin komunal, me 1856 vota, duke e lënë pas koalicionin boshnjak VAKAT, i cili ka tubuar 1360 vota, duke u radhitur si subjekti i katërt në komunën e Dragashit dhe i dyti në trevën e Gorës.
Kandidati për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, pavarësisht që doli i dyti në zgjedhjet e së dielës, është shprehur i bindur se do të fitoj në balotazh. Duke i falënderuar votuesit e tij, Mehmeti ka thënë se do të vazhdojë synimin për të parin e kësaj komune. “Përgëzoj dhe falënderoj elektoratin e fuqishëm të LDK-së, në komunën e Dragashit, i cili na mbështeti fuqishëm në zgjedhjet e 3 nëntorit. Të jeni të bindur se ne po ecim sigurt drejt fitores. Mos u dorëzoni, por vazhdoni që bashkërisht të hyjmë në garën e balotazhit, me bindje për fitore”, ka thënë Mehmeti.


Share