• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Mitrovica e qetë, pas ndërhyrjes së KFOR-it
e Hënë, 04 Nëntor 2013 09:59

carabinieri_mitrovice_reagimiMitrovicë, 04 nëntor 2013
- Forcat ndërkombëtare në Kosovë (KFOR), kanë reaguar mbrëmë në Mitrovicë, pas sulmeve që erdhën prej ekstremistëve serbë, në disa vendvotime të pjesës veriore të qytetit. Lajmin për këtë ndërhyrje sot e ka kumtuar vet KFOR-i, përmes një komunikate. “Pjesëtarët e KFOR-it, dje kanë ndërhyrë me shpejtësi, pas sulmeve në disa vendvotime të pjesës veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it, forcat e KFOR-it, paraprakisht të sistemuara në veri të Kosovës, me qëllim që të kontribuojnë për një ambient të sigurt e të parrezikshëm, si dhe për të siguruar lëvizje të lirë gjatë zgjedhjeve, menjëherë kanë ndërhyrë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, duke specifikuar se, brenda 15 minutave, KFOR-i ka sistemuar në pjesën veriore të Mitrovicës forcat për reagim të shpejtë, nga njësia e specializuar multietnike e karabinierëve (MSU).
Brenda një ore, edhe njësitet rezervë të Batalionit taktik manovrues (KTM) të KFOR-it, janë sistemuar në zonat problematike të Mitrovicës, duke i ofruar mbështetje njësiteve të KFOR-it, të sistemuara më herët në terren. Veç kësaj, KFOR-i ka reaguar edhe në rastin e sulmit në Zveçan, duke vendosur në terren rendin dhe qetësinë. Më vonë, gjatë natës, KFOR-i ka organizuar siguri dhe ambient të sigurt, si dhe lëvizje të lirë, në rrugët nëpër të cilat u bë transporti i materialit zgjedhor për në Qendrën e numërimit të votave.
Përmes komunikatës, KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e veta, pa anshëm dhe me kujdes e vendosmëri, me qëllim që të ofrojë ruajtjen e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.


Share