• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hotel Arxhena – shkëlqeu e artë!
e Hënë, 28 Tetor 2013 21:53

Dragash, 28 tetor 2013
- Hotel Arxhena, në shpatet e fshatit Brod të Dragashit, i cili është pjesë e kompanisë “Kuk Komerc”, është shpallë në Konventën e Cilësisë (BID) në Gjenevë, njëri ndër fituesit e Yllit Ndërkombëtar për Kualitet (Star Quality Award), në kategorinë
arxhena_internacional_qyality e artë. Në arsyetimin për këtë vlerësim, thuhet se kjo kompani nga Dragashi, ka bërë hapa të mëdhenj këtë vit, si një udhëheqës i suksesshëm, jo vetëm në Dragash por edhe në Kosovë. “Hotel Arxhena përpiqet që të shkëlqejë në cilësi, çdo ditë, duke krijuar një avantazh konkurrues në industrinë e saj”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e ndarjes së certifikatës.
Ndër fituesit e këtij viti, përfaqësuesit e hotelit “Arxhena”, Hekuran Arifi dhe Driton Arifi, me krenari pranuan këtë çmim ndërkombëtar, në Konventën për Cilësi në Gjenevë. Ndërkaq, Rexhep Arifi, njëri nga vëllezërit, pronarë të kompanisë “Kuk Komerc”, i tha radios sonë se ky çmim shkon përtej çdo vlere monetare, pasi ai dëshmon punën cilësore të kompanisë së tyre. “Nuk mund të llogaritet me asnjë lloj monedhe ky çmim sepse vlera e tij tejkalon çdo valutë. Ky çmim na certifikon cilësinë e punës sonë, për tu bërë udhëheqës në hoteleri, jo vetëm në Dragash por edhe më gjerë, madje edhe përtej Kosovës. Vlerësimi që na u bë në Gjenevë, për ne do të thotë se angazhimi dhe synimi ynë, nuk mbetet i pavlerësuar. Pse jo, ky çmim na shërben edhe si marketing ndërkombëtar”, tha Arifi për Radio SHARRI.
Çmimin e lart që “Arxhena” mori në Gjenevë, përmes një komunikate për media, e ka vlerësuar edhe Oda Ekonomike e Kosovës. “Në këtë manifestim u mblodhën profesionistë dhe përfaqësues të biznesit nga e gjithë bota, për të shkëmbyer njohuri në arritjet dhe sukseset e afaristëve. Ne shprehim kënaqësinë tonë që një firmë nga Kosova u vlerësua kaq lart”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës. Fitues të këtij çmimi, sivjet janë shumë kompani të njohura botërore, të cilat kanë dëshmuar kualitet dhe cilësi për konsumatorët.


Share