• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bellobradi u bë me shkollë moderne!
e Mërkurë, 23 Tetor 2013 16:22

shkolla_re_bellobradBellobrad, 23 tetor 2013 - Në Bellobrad, sot u përurua godina e re e SHFMU-së “Sezai Surroi”, e cila është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe që pritet t’i plotësoj të gjitha kushtet për nxënësit dhe arsimtarët, për vijim të mirëfilltë të mësimit. Në përurimin e saj morën pjesë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, nënkryetari Shehadin Tërshnjaku, drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit, Hajri Ramadani, si dhe këshilltari i ministrit të Financave, i cili është nga ky lokalitet, Gëzim Baxhaku.
Drejtori i këtij institucioni arsimor, Ziqiri Skenderi, tha se qeveria lokale dhe ajo qendrore, sot Bellobradit i dhuruan një shkollë të mrekullueshme, ku nxënësit dhe arsimtarët do të kenë kushte shumë më të mira për punë, si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënje, ku do të edukohen dhe arsimohen shumë breza të rinj. “Shkolla jonë, me tri paralele të ndara në fshatrat, Brrut, Zym dhe Kapre, ka kuadër të kualifikuar, prandaj dhe sukseset nuk mungojnë. Nga kjo vatër arsimore kanë dalë shumë kuadro të profileve të ndryshme, që kanë bërë emër në terë Kosovën, për punën e tyre profesionale dhe të suksesshme. Sot, ky institucion shkollor numëron mbi 550 nxënës, 41 mësimdhënës dhe 7 punëtorë ndihmës. Kjo shkollë ka krijuar traditë të punës së suksesshme arsimore, si në mësimdhënie e mësimnxënie, ashtu edhe në aktivitetet e shumta kulturore, ku SHKA-ja e shkollës sonë po korr suksese, jo vetëm në nivelin komunal por edhe në atë shtetëror. Përpos zgjerimit të hapësirave moderne arsimore, kjo shkollë është pajisur edhe me kabinete, si atë të informatikës, shkencave të natyrës dhe, shumë shpejt do të fillojë puna në ndërtimin e sallës së edukatës fizike, gjelbërimin e ambienteve përreth dhe ndërtimin e trotuarit të veçanta për nxënës”, tha Skenderi.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, mes tjerash shprehu bindjen se ambientet e tilla joshëse që u përuruan këtu, janë një motiv më shumë për punë dhe mësim më cilësor. “Me kompletimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve të tjera për mësimdhënie, do të ngrihet edhe më shumë cilësia në arsim, jo vetëm në Bellobrad por edhe në mbarë komunën tonë. Sot ndihem i gëzuar që përuroj një godinë shkollore kaq të bukur, e cila do t’iu ofroj kushte më të mira nxënëseve dhe mësimdhënëseve, për mësim më cilësor në të ardhmen. Të investosh në arsim, do të thotë të investosh në ardhmëri. Për Bellobradin, nuk përfundojnë këtu investimet në arsim. Investimet do të vazhdojnë pareshtur, ngase mu ky fshat, kur regjimi serb i mbylli dyert e shkollave, hapi dyert e shtëpive, ku për disa vjet ishte qendër e shkollës së mesme. Prandaj, ju tani e keni dhuratën më të mirë për këtë vit”, tha Jenuzi. Edhe drejtori i DKA-së, Hajri Ramadani, tha se Bellobradi ka pas nevojë të kahershme për një shkollë si kjo. “Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i qeverisjes komunale dhe i njeriut të parë të komunës së Dragashit, Salim Jenuzit, i cili është një tregues i përkushtimit të qeverisjes komunale, për të investuar sa më shumë në arsim”, tha Ramadani.
Pas përurimit të godinës së re shkollore, nxënësit e kësaj shkolle, nën përkujdesjen e arsimtarëve, Muhamed Kryeziu dhe Xheladin Elezi, shfaqën një program të pasur dhe të larmishëm kulturo-artistik.


Share