• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
BD-ja hapi fushatën elektorale në Bresanë!
e Diel, 06 Tetor 2013 17:48

bd_hap_fushatenDragash, 06 tetor 2013 - Bashkimi Demokratik (BD) sot në fshatin Bresanë të Opojës e hapi fushatën elektorale për komunën e Dragashit, ku i prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune, Nexhat Isufin, si dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës së Dragashit. Në tubim mori pjesë edhe kryetari i BD-së, Zafir Berisha, i cili kërkoi nga opojanët dhe banorët tjerë të komunës së Dragashit që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Nexhat Isufin për kryetar të kësaj komune. “Votoni Nexhat Isufin, për të filluar ndryshimet e shumëpritura, për shkak se, deri më tash, në këtë komunë institucionet komunale kanë qenë në shërbim të klaneve të caktuara politike, ku ka qenë i theksuar nepotizmi dhe keqmenaxhimi i të hyrave buxhetore të Komunës”, tha Berisha.Ndërkaq, kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Nexhat Isufi, iu bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të kësaj komune, që ta mbështesin konceptin e ri të Bashkimit Demokratik. Ai përmendi edhe prioritet e programit të kësaj partie për komunën e Dragashit, ku tha se do të subvencionohen bujqit dhe blegtorët, si dhe do të përkrahet biznesi familjar dhe biznesi i mesëm, duke i dhënë përparësi turizmit malor. Isufi premtoi edhe furnizim me ujë për të gjithë banorët e komunës, si dhe premtoi rregullimin e hapësirave për rekreacion, në mënyrë që të rriten aktivitetet sportive në komunën e Dragashit. Në fshatin Bresanë, Isufi i garantoi banorët se do t’ua rregullojë shtratin e lumit që kalon përmes fshatit të tyre, i cili, siç tha, po iu shkakton telashe banorëve të këtij fshati më të madh në Opojë.


Share