• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi: Njëqind milionë euro, për Prizrenin!

hashim_thaci_kryeministerPrizren, 03 tetor 2013
- Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, ka premtuar të enjten në Prizren se për këtë komunë do të investojë 100 milionë euro. “Qeveria e Kosovës, deri më tash, në Prizren ka investuar 90 milionë euro. Unë ju premtoj se, në të ardhmen, Qeveria e Kosovës do të investojë edhe 100 milionë euro të tjera në Prizren”, u zotua Thaçi, në hapjen e Fushatës parazgjedhore, ku morën pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”. Në këtë tubim, Thaçi e ka lavdëruar punën që ka bërë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili, sipas Thaçit, në dy mandatet e kaluara ka bërë investime të mëdha në Prizren. “Muja, jo që i ka realizuar, por i ka tejkaluar premtimet e dhëna“, u shpreh Thaçi, duke i ftuar të gjithë që të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë sërish kandidatin e PDK-së për mandatin e ardhshëm, Ramadan Mujën. “Muja do të jetë garanci e fitores së radhës në Prizren”, shtoi Thaçi, duke parashikuar se partia e tij, në zgjedhjet e 3 nëntorit, do t’i fitojë shumicën e komunave në Kosovë.
Nga ana tij, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ka premtuar se do të punojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm. Ai e ka falënderuar disa herë PDK-në dhe liderin e saj, Hashim Thaçin, për besimin që ia ka dhënë. “Do të vazhdojë të punoj për të gjithë qytetarët, edhe më shumë. Ne do të rrugëtojmë së bashku, edhe për katër vjet”, tha Muja, duke potencuar se, deri më tash, Komuna e Prizrenit ka investuar 90 milionë euro për të mirën e qytetarëve.


Share