• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vulin: "Gora, jashtë Bashkësisë serbe"
e Hënë, 30 Shtator 2013 18:01

aleksandar_vulin_goraShillovë, 30 shtator 2013 - Ministri pa portofol në Qeverinë serbe, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka thënë se pas zgjedhjeve do të shikohet një zgjidhje për Komunat e Kosovës, të cilat nuk do të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave Serbe. “Do ta gjejmë një zgjidhje për këto Komuna, të cilat nuk do të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave Serbe, ndonëse në to banojnë serbët. Kur e them këtë, mendoj për Komunat në Vushtrri, Obiliq dhe Gorë”, tha Vulin në emisionin “Studio e Hapur” të televizionit PULS, në Shillovë.
Ai shtoi se, në zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë, pret pjesëmarrje masive të serbëve dhe i ftoi ata që ta votojnë Listën, e cila ka përkrahjen e Beogradit zyrtar. “Do të ndodhë një pjesëmarrje e madhe në këto zgjedhje, madje më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë, që nga viti 2000. E rëndësishme është që serbët kanë mundësinë të shprehin publikisht dëshirën dhe vullnetin për t’i zgjedhur njerëzit që iu besojnë dhe me ta të krijojnë diç më të madhe se Komuna, pra Bashkësinë e Komunave Serbe, interes ky i shtetit të Serbisë", tha Vulin, duke shtuar se do të befasohej, nëse protagonistët kryesor në këto zgjedhje, do të jenë ata që kanë përkrahjen e qeverisë serbe. “Unë pres që serbët në Kosovë të votojnë për Iniciativën Qytetare ‘Srpska’, të cilën e përkrah Beogradi zyrtar”, porositi Vulin.


Share