• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi e miratoi Buxhetin, por...
e Enjte, 26 Shtator 2013 18:59

kuvendi_dragash_braktisjaDragash, 26 shtator 2013 - Kuvendi i Komunës së Dragashit, me shumicë të thjeshtë votash e ka miratuar sot projektbuxhetin për periudhën, 2014-2016, pas gjysmë ore ndërprerje të mbledhjes, pasi opozita e kishte braktisur sallën. Shkak i braktisjes, sipas këshilltarit, Qamil Kolloni, i cili është edhe zëdhënës i LDK-së, ka qenë numërimi jo i saktë i votave, kur po votohej për plotësimin e rendit të ditës, me dy pika shtesë, të cilat i kërkoi LDK-ja. “E braktisëm sallën, sepse kryesuesi, Shaban Shabani, na i vodhi votat”, tha për Radio Sharrin Kolloni, i cili ishte propozuesi i njërës nga pikat shtesë, e cila kishte të bënte me nxjerrjen e një vendimi për shfrytëzim racional të automjeteve zyrtare, gjatë fushatës zgjedhore. Këtë propozim, Kolloni e arsyetoi me dëshmitë, që tha se i posedon, se automjetet zyrtare po keqshfrytëzohen, që tani, për nevoja të fushatës. Mirëpo, kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, pas përfundimit të mbledhjes, tha për Radio Sharrin, se gjithçka ka shkuar mirë, derisa nuk ka pasuar një reagim i vonuar i Kollonit, i cili i ka ftuar këshilltarët e LDK-së, që ta braktisin mbledhjen. “Kur ne votuam për propozimin e Kollonit, rezultati doli i barabartë. Unë deklarova, se vota ime përcakton rezultatin, dhe askush nuk reagoi. Ne kaluam në pikën e radhës, të cilën e votuam. Votuam edhe për procesverbalin e seancës së kaluar dhe, teksa po diskutonim për pikën tjetër të radhës, e cila kishte të bënte me buxhetin, Kolloni mori fjalën dhe na kumtoi se numërimi i votave për pikën që kishte propozuar ai në fillim të seancës, nuk paska qenë i drejtë. Në këtë rast, ne nuk mund të riktheheshim nga fillimi dhe, Kolloni i ftoi kolegët e tij që ta braktisin sallën. Pas kësaj, unë dhashë një pauzë, në mënyrë që të konsultoheshim për kthimin e tyre në sallë. Por, ata nuk pranuan dhe ne vazhduam mbledhjen, pasi verifikuam se kishim kuorum”, tha Shabani.

LDK: Kryesuesi i Kuvendit e shkeli ligjin!

Zëdhënësi i LDK-së, Qamil Kolloni, pas situatës së krijuar, i tha Radio Sharrit, se kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, e ka shkelur ligjin, pasi, sipas Kollonit, ai ka manipuluar me votat në Kuvend dhe me pas ka vazhduar mbledhjen jashtëligjshëm. “Ne, kur e braktisëm mbledhjen, kuvendin e lamë me 13 këshilltarë, nga 27 sa ka gjithsej. Kjo do të thotë se, me këshilltarët e mbetur, kryesuesi nuk ka mundur të vazhdoj mbledhjen. Që në fillim, mbledhjen e kemi filluar me 24 këshilltarë dhe, kur kemi dalë nga salla 11 këshilltarë, aty kanë mbetur vetëm 13 këshilltarë. Më vonë, ata e kanë ftuar me telefon edhe një këshilltar që ka munguar, e që kjo nuk përkon me ligjin”, tha Kolloni, duke shtuar se këto vërejtje do t’ia deponojnë edhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke kërkuar që ky institucion të reagoj, në lidhje me këtë gjendje.
Sido që të jetë, me 14 këshilltarë, mbledhja ka vazhduar rrjedhën e saj, duke i shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, të cilat ishin paraparë për sot, si dhe një pikë që u kërkua shtesë nga këshilltari i LDK-së, Ymer Ademi.


Share