Celina i rikthehet Lirisë së Prizrenit! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Hënë, 23 Shtator 2013 16:48 |
Prizren, 23 shtator 2013 - Erdogan Celina e ka rimarrë udhëheqjen e Shtabit Teknik të Klubit Futbollistik “Liria” nga Prizreni, pas dorëheqjes që dha Skender Kapra. “Kemi zhvilluar biseda të frytshme më Celinën dhe jemi të kënaqur me angazhimin e tij. Ai është ndër pedagogët më të mirë që ka, jo vetëm Prizreni, por dhe Kosova. Andaj, bashkë me atë, do të ecim drejt majave të futbollit”, tha të hënën pasdite, Masar Shala, kryetar i Kryesisë së Klubit, në takimin prezantues të Celinës, me futbollistët e Lirisë.
Nga ana tjetër, Erdogan Celina i ka falënderuar të gjithë ata që i dhanë besimin, duke u zotuar për angazhim maksimal në klub. “E falënderoj kryesinë e Klubit, për besimin e dhënë. Liria është në pozitën më të vështirë se kurrë më parë. Prandaj, ne duhet bashkërisht ta nxjerrim atë nga kjo situatë. Do të ndërtojmë skuadër të atillë, çfarë i duhet këtij qyteti. Ne do të punojmë shumë, që t’ia kthejmë renomenë e dikurshme Lirisë dhe qytetit të Prizrenit”, u zotua Celina.
|