• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Opoja i zhgënjeu opojanët!
e Diel, 22 Shtator 2013 18:48

opoja_rahoveci_humbjaDragash, 22 shtator 2013
– Klubi Futbollistik “Opoja” e ka zhgënjyer sot publikun, me lojën që ka bërë në fushën e vetë, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, Grupi A. Opojanët kanë humbur ndaj Rahovecit, me rezultatin 6:2, ndonëse e filluan mbarë lojën, duke shënuar golin e parë, që në fillim të ndeshjes.
Të dielën, me eufori është pritur rikthimi i futbollit zyrtar në Dragash, pas shumë vitesh që në këtë komunë u shua ky sport, ndonëse mjaftë i preferuar nga rinia e kësaj ane. Golin e parë në këtë ndeshje e shënuan opojanët, kur edhe atmosfera u ngrohë, përkundër motit tejet të ftohtë por të thatë. Shumë shpejtë, djelmoshat nga Rahoveci u organizuan, duke shënuar dy gola, e që pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultatin 2:1, në favor të Rahovecit.
Në fillim të pjesës së dytë, rahovecianët shënuan golin e tretë, për të vazhduar edhe me gola të tjerë, deri në golin e gjashtë, në minutën e 35. Para se të përfundonte ndeshja, ishte Hyjnor Piraj që e zbuti sadopak rezultatin, duke shënuar golin e dytë për Opojën. Ndeshja përfundoi me humbjen e Opojës në shtëpi, kundrejt Rahovecit, me rezultatin përfundimtar 2:6. Përkundër kësaj, loja ka kaluar pa asnjë incident dhe në frymën e atmosferës sportive.


Share