Limaj e Thaçi, sërish bashkë? |
e Premte, 20 Shtator 2013 12:39 |
Prishtinë, 20 shtator 2013 - Me ndërmjetësimin e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, janë duke u zhvilluar takime intensive, mes Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt. Burime të afërta me PDK-në, thonë se këto takime po zhvillohen larg syrit të publikut, e që kanë për qëllim rikthimin e Fatmir Limajt në gjirin e PDK-së. Të njëjta burime kanë treguar se, rikthimi i Limajt do ta rikthej edhe Iniciativën Qytetare për Malishevën, e cila u shkëput nga PDK-ja, në shenjë pakënaqësie me këtë parti dhe pas përplasjeve me të parin e partisë, Hashim Thaçin. Sipas këtyre burimeve, së shpejti pritet që Limaj ta bëjë publike rikthimin e tij në PDK, bashkë me Iniciativën Qytetare të Malishevës.
|