• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fatmir Mehmeti, i bindur në fitore!
e Enjte, 19 Shtator 2013 19:07

fatmir_mehmeti_bindjaDragash, 19 shtator 2013 – Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti, është shprehur se do ta fitojë Dragashin, pasi programi i tyre, siç thotë, është i hartuar mirë dhe përbën bazën kryesore për fitoren e LDK-së në Dragash. “Jam i bindur se, më 3 nëntor, do të dalim fitues. Kjo, për disa arsye domethënëse; kemi përgatitur planin qeverisës, me vizion të qartë dhe të realizueshëm edhe në praktikë, kemi përzgjedhur ekipin që përbëhet nga ekspertët, kemi prezantuar potencial të fuqishëm të kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Dragashit, kemi treguar seriozitet dhe afinitet në kthimin e imazhit të LDK-së, si dhe kemi parë se elektorati po tregon gatishmëri për të na votuar”, ka thënë Mehmeti për Radio SHARRI-n, duke shtuar se, këto parakushte për fitoren e tyre, forcohen edhe nga dobësia e pushtetit aktual. “Fitoren tonë e bëjnë të sigurt edhe paaftësitë e menaxhimit politik që ka dëshmuar pushteti aktual, keqësimi i raporteve ndëretnike në komunën tonë, shpërdorimet gjatë konsumimit të buxhetit, politizimi dhe degradimi i sistemit arsimor në Dragash, dështimet në shëndetësi, Injorimi ndaj investitorëve vendës dhe të huaj, si dhe varfërimi i popullatës, edhe ashtu ndër më të varfrat në vend”, ka shtuar Mehmeti.
Duke i pasur këto përparësi, thotë Mehmeti, si dhe dobësitë e pushtetit aktual, i cili është konsumuar gjatë dy mandateve, mund të themi se qytetarët tanë do të na japin votën, pa hezitim. “Ne do të jemi fitues, më 3 nëntor”, i tha me bindje radios sonë, kandidati për kryetar të Dragashit, nga radhët e LDK-së, Fatmir Mehmeti.


Share