• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Buxheti: Prizreni dështoi, Dragashi në pritje!

buxheti_dollaretPrizren, 19 shtator 2013
- Kuvendi i Komunës së Prizrenit nuk e ka votuar projektvendimin për buxhetin e periudhës 2014-2016. Në votimin e parë, 23 këshilltarë kanë votuar kundër, 15 kanë votuar për dhe një këshilltar ka abstenuar. Kryesuesi i Kuvendit, Nijazi Kryeziu, e ka ripërsëritur edhe njëherë votimin, me arsyetimin se pajisjet teknike nuk ishin në rregull.
Në votimin e dytë, me 18 vota kundër dhe 16 për, sërish nuk ka kaluar projektbuxheti i propozuar, e që kryesuesi ka paralajmëruar mbledhje të veçantë, vetëm për këtë pikë të rendit të ditës.
Këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj, tha se “Qeveria Muja” nuk ka realizuar asnjë projekt kapital të premtuar. “Asnjë projekt kapital që është premtuar nga kjo qeveri, nuk është realizuar. Janë asfaltuar disa rrugë e rrugica, sa për t’ia marrë votën qytetarëve”, tha Hodaj, duke shtuar se pushteti aktual në Prizren po asfalton rrugë, pa i ndjekur proceduarat ligjore.
Më 26 shtator, radhën për miratimin e projektvendimit për buxhetin 2014 – 2016, e ka Kuvendi i Komunës së Dragashit, në mbledhjen që është caktuar zyrtarisht, ku janë paraparë edhe një varg pikash të tjera, të cilat bëjnë për të kuptuar, se kjo mbledhje do të jetë maratonike.


Share