• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Edvin Rama, e nisi me Prishtinën!
e Premte, 13 Shtator 2013 12:19

rama_thaci_kosovePrishtinë, 13 shtator 2013
- Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot në Prishtinë se vizita e tij në Kosovë, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, është një kapitull i ri bashkëpunimi për të çuar përpara procesin e harmonizimit të interesave të përbashkëta, në funksion të mirëqenies së shqiptarëve. Rama ka folur edhe për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke potencuar se kjo marrëveshje e ka mbyllur përfundimisht historinë e përgjakshme të ish-Jugosllavisë. “Kjo marrëveshje ka hapur para nesh faqen e një historie të re”, ka thënë ai në konferencën e përbashkët për media, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Rama është zotuar për një bashkëpunim, më dinamik, mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke premtuar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. “Ne kemi rënë dakord, që të fillojmë procesin e qeverisjes strategjike, që do të thotë se, qëllimet dhe objektivat do të përcaktohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ku çdo ministër do të jap llogari për projektet e përbashkëta”, ka thënë Rama.
Kryeministri i ri i Shqipërisë, i shoqëruar nga një delegacion i lartë qeveritar, është pritur me ceremoni shtetërore në Prishtinë. Në sheshin “Skënderbeu”, përveç Gardës së Nderit, ai është pritur edhe nga shumica e ministrave të Qeverisë së Kosovës.


Share