• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hoxha: Votoni për interesat e Serbisë!
e Martë, 10 Shtator 2013 13:46

adem_hoxha_goraDragash, 10 shtator 2013 - Goranët me orientim pro Serbisë, e kanë paraqitur Listën e Bashkuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të nëntorit. Këtë e ka konfirmuar për agjencinë BETA të Beogradit, Adem Hoxha, kryetar i Organit të përkohshëm të Komunës paralele të Gorës, i emëruar nga Serbia. Hoxha do të jetë vetë bartës i kësaj liste. Mësohet se në këtë listë janë të përfshirë 29 kandidatë për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Dragashit, e të cilët vijnë nga të gjitha fshatrat e trevës së Gorës. “Në listë gjenden edhe emrat e këshilltarëve, që në zgjedhjet lokale të Dragashit do t’i përfaqësojnë goranët që punojnë në Serbi dhe në vendet e Evropës. Goranët janë rreth 30 mijë. Një e treta jeton në Gorë, ndërsa të tjerët punojnë në Serbi dhe në vendet e Bashkimit Evropian. Të gjithë ata, gjatë stinës së verës, vijnë në shtëpitë e veta në Gorë”, ka thënë Hoxha.
Dikur, ishte Rexhep Hoxha, ai që i ftonte goranët për ta votuar ish-udhëheqësin serb, Slobodan Milosheviq. Tani, këtë e bën vëllai i tij, Adem Hoxha. Ai po i fton goranët që të votojnë për interesat e Serbisë. Në të kundërtën, Hoxha po i paralajmëron goranët që marrin paga nga Serbia, se kjo do t’iu ndërpritet. “Edhe pse ne jemi detyruar që të largohemi nga objekti i Komunës sonë, në Dragash, sapo erdhi bashkësia ndërkombëtare këtu, ne do të dalim në këto zgjedhje, sepse ashtu jemi marrë vesh me serbët, këndej Ibrit, në takimin që kemi zhvilluar me presidentin Nikoliq”, ka thënë Hoxha për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”. Teksa i fton goranët që të votojnë për Listën e bashkuar Gorane, Hoxha iu premton kthimin e “Komunës së tyre” në Dragash. “Qëllimi ynë është që, pas këtyre zgjedhjeve, të bëhemi pjesë e Bashkësisë së Komunave Serbe, sepse në Gorë, Arsimi dhe Shëndetësia funksionojnë me sistem të Serbisë”, ka thënë Hoxha për këtë gazetë serbe.


Share