• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ramadan Muja, sërish për Prizrenin!

ramadan_muja_kandidatPrizren, 05 shtator 2013
- Kryesia e re e PDK-së në Prizren kishte propozuar katër emra për kryetar të Prizrenit; Ramadan Mujën, Nait Hasanin, Nijazi Kryeziun dhe Veton Firzin. Por, me që i kishte mbetur kreut të partisë të vendosë, duket se Muja e kishte mbështetjen e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, ashtu siç edhe pohonin disa nga krerët e degës së kësaj partie në Prizren.
Vetëm pesë minuta, para se të përfundonte afati zyrtar i aplikimit për certifikim në KQZ, PDK-ja e ka dorëzuar dokumentacionin. Mbrëmë vonë në KQZ kanë aplikuar edhe partitë tjera, madje edhe Lista e Përbashkët Serbe. Në çastet e fundit, mësohet se kanë aplikuar gjithsejtë 102 subjekte politike, nga të cilat 18 janë serbe. PDK-ja, këtë proces e ka lënë për kaq vonë, ngase debati për kandidatët ka zgjatur tej mase. Krejt në fund, është vendosur për emrat e kryetarëve aktualë të komunave, përjashtuar Gjakovën, ku kandidat është Hajdar Beqaj, ndërsa në Istog është Shasivar Haxhiaj.
Derisa në KQZ të gjithë kanë punuar deri pas mesnatës, në PDK, militantë të shumtë të partisë kanë hyrë e kanë dalë gjatë gjithë kohës në zyrën qendrore të kësaj partie, në Prishtinë. Në fund, për Prizrenin është nominuar sërish Ramadan Muja, në Gjilan Qemajl Mustafa, në Lipjan është nominuar Shukri Buja e në Skenderaj, Sami Lushtaku.


Share