• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nuhia Tairovci, për kryetar të Dragashit!
e Mërkurë, 04 Shtator 2013 08:51

nuhija_tairovci_kryetar
Dragash, 04 shtator 2013 – Partia Demokratike Vatan (PDV), në zgjedhjet lokale të nëntorit do të garoj edhe për kryetar të Komunës së Dragashit, në kuadër të koalicionit boshnjak VAKAT. Për kryetar komune, ky koalicion do të garojë me, Nuhia Tairovcin, pronarin e Radio Gorës dhe aktivistin shumëvjeçar nga treva e Gorës së Dragashit. Vendimi është marrë të martën, në takimin që zhvilluan krerët e PDV-së, Sadik Idrizi e Usmen Ballxhi, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Këshilli drejtues ka përpiluar listën e kandidatëve për Kuvendin komunal të Dragashit, si dhe ka nominuar kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, Nuhia Tairovcin. Bartës i listës së kandidatëve për KK, do të jetë Sherif Aga. Lista jonë përmban persona me përvojë politike dhe veprimtarë të devotshëm në trevën e Gorës, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve i kanë qëndruar pranë popullatës dhe i kanë prirë asaj në rrugë të drejtë, duke përmirësuar jetën e boshnjakëve dhe goranëve”, ka thënë kryetari i PDV-së, Sadik Idrizi, duke shprehur keqardhjen e tij që, liderët politikë nga Gora nuk i janë përgjigjur ftesës së tij për bashkim. “Është keq që nuk dëgjuan ftesën tonë për bashkim, të cilën e bëmë në prezencën e shefit të Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, kur ky fundit qëndroi në Dragash. Mendoj se, pa një bashkim të spektrit politik nga Gora, vështirë do ta fitojmë Komunën tonë. Komuna nuk fitohet duke hequr dorë nga përkrahja e një kandidature, siç po veprojnë disa, duke e mashtruar popullatën. Komuna fitohet me angazhim dhe qëndrim stoik ndaj kësaj kërkese. Të ndarë, të gjithë do të jemi humbës", ka thënë kryetari i PDV-së, Sadik Idrizi.


Share