• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi, uron shkollarët!
e Hënë, 02 Shtator 2013 12:00

shkolla_dita_pareDragash, 02 shtator 2013 - Sot filloi viti i ri shkollor, në mbarë vendin. Nga drejtoria komunale e Arsimit, në Dragash, mësohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë e të suksesshëm të këtij viti shkollor. Në emër të Komunës së Dragashit, kryetari Jenuzi, ka uruar të gjithë nxënësit për këtë ditë të rëndësishme, e cila, siç u shpreh ai, shënon fillimin e rrugëtimit drejt diturisë, e cila më pas ndërton një të ardhme më të ndritur. “Përpos nxënësve, vitin e ri iu uroj edhe mësimdhënësve dhe prindërve, duke iu dëshiruar përkushtim, profesionalizëm dhe vlera e virtyte njerëzore, të cilat do të shndërrohen në edukimin e brezave të ardhshëm”, tha Jenuzi në urimin e tij, të transmetuar në Radio SHARRI. Me këtë rast, Jenuzi ka njoftuar se Shkolla Profesionale në Dragash është afër përfundimit dhe, do të bëhen përpjekje që sivjet të hap dyert për pranimin e nxënësve. “Nëse nuk arrihet sivjet, në mot është gati. Nuk duam që të ngutemi në përurimin e saj, vetëm pse jemi në vitin e zgjedhjeve. Duam që ta kompletojmë sipas standardeve që parashihen në projekt dhe jo të punohet në të, edhe kur nxënësit vijojnë mësimin”, tha Jenuzi, duke shtuar se, edhe shkolla në Bellobrad, pothuajse është gati, por nuk do të hapen dyert sot. “Gjatë këtij viti shkollor, shkolla në Bellobrad do t’i hap dyert, por jo pa u kompletuar edhe me inventar të ri”, tha Jenuzi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm, me mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës, zhvillohet në 1113 objekte shkollore. Ndërkaq, vetëm klasën e parë, sivjet e fillojnë 29 mijë nxënës.



Share