• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Diskutimi për buxhetin, 2014 – 2016!
e Premte, 30 Gusht 2013 20:14

dragashi_buxheti_2014Dragash, 30 gusht 2013
- Në sallën e Kuvendit komunal të Dragashit, sot u zhvillua debati mes qeverisë lokale dhe qytetarëve, në lidhje me Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës, për periudhën, 2014-2016.
Ndonëse diskutimi u organizua të premten, kur Dragashi stërmbushet me njerëz, shkaku i ditës së tregut, në sallë munguan qytetarët, madje edhe shumë delegatë dhe drejtorë komunalë. Megjithatë, për ata qytetarë që morën pjesë në këtë diskutim, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, shpalosi versionin fillestar të planifikimeve për investimet kapitale nëpër lokalitete, për të cilat u tha se mund të ndryshohen.
Ajo që ra në sy, ishte mungesa e investimeve nëpër disa fshatra, siç është Bellobradi, e që kjo u kritikua edhe nga vetë këshilltarët e Kuvendit. Në mesin e tyre, ishte këshilltari, Qamil Kolloni, i cili tha se mungesa e investimeve në Bellobrad, për vitin 2014, është absurditet në vete. Kolloni akuzoi kryetarin, i cili, sipas tij, për tre vjet të qeverisjes, i ka kthyer mbrapsht në Prishtinë mbi një milion euro. “Ju e keni kursyer qeverinë Thaçi, duke ia kthyer mbrapsht këto para, sepse nuk keni ditur të menaxhoni me to, ndërkohë që lokalitetet kanë nevojë më shumë se kurrë për investime”, u shpreh Kolloni. Konstatimet e tij, kryetari Jenuzi i cilësoi si deklarata politike, si pjesë e kohës parazgjedhore. Madje, Jenuzi nuk ka dashur fare që të flasë në lidhje me këtë, duke i ftuar këshilltarët që ta respektojnë qëllimin e këtij debati me qytetarë dhe mos të bëjnë fushatë edhe këtu. Diskutimi Publik, siç tha Jenuzi, iu jep qytetarëve mundësinë e njoftimit zyrtar, për aspiratat e ardhshme zhvillimore të pushtetit lokal, si dhe ka për qëllim të dëgjoj vërejtjet dhe plotësimet eventuale nga ana e qytetarëve të komunës së Dragashit. Ai tha se mundësia për plotësime, sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve nga qytetarët, do të jetë e mundshme deri më 15 shtator, kur edhe futet për shqyrtim dhe miratim eventual në Kuvendin Komunal.



Share