• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kukësi dhe Skënderbeu, diskualifikohen!
e Premte, 30 Gusht 2013 15:08

kukesi_diskualifikohetTiranë, 30 gusht 2013
- Është shuar iluzioni i krijuar, për një kualifikim të mundshëm të ekipit nga Kukësi, në Ligën Evropiane. Kjo, pasi ekipi turk “Trabzonspori” e ka mposhtur edhe në Turqi, me rezultatin 3:1, duke eliminuar skuadrën kuksiane, me rezultatin e përgjithshëm 5:1, pas fitores që kishin arritur në Tiranë, 2:0.
Risia e këtij takimi ka qenë goli i parë i ndeshjes, që është shënuar nga kuksianët, në minutën e 11-të nga Popoviçi. Për një moment, stadiumi i Trabzonit është shtangur, pas frikës se edhe një gol tjetër i miqve nga Shqipëria, do të rrezikonte gjithçka. Këtu Kukësi mori zemër duke shpresuar tek mrekullia. Por, çdo gjë është mbyllur, kur turqit barazojnë në minutën e 14-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Trabzonspor shënon golin e dytë dhe më pas edhe të tretin. Minutat e fundit janë luajtur, thjesht për ta mbyllur takimin, pasi Kukësi ishte dorëzuar.
Nënkampioni i Shqipërisë, Kukësi, largohet me krenari nga kjo sfidë, pasi kanë kaluar tre ture, duke lënë jashtë ligës skuadra të forta, si “Sarajeva” dhe “Metalurg Donjeck”.

Skënderbeu eliminohet me penallti

Fati i ka rezervuar të njëjtin përfundim, si Kukësit, edhe ekipit tjetër nga Shqipëria “Skënderbeut”, i cili kishte mbetur në Ligën Evropiane. Skuadra korçare, faktikisht ka pësuar një eliminim më të vuajtur e më të hidhur, pasi arriti të rikuperonte humbjen minimale 1:0 në Ukrainë, kundër “Chornomorets Odessa”, duke fituar në “Qemal Stafa” me të njëjtin rezultat, falë golit nga Andi Ribaj, në minutën e 18-të.
Skënderbeu u shfaq si një ekip i kujdesshëm, përgjatë gjithë ndeshjes, duke mbrojtur mirë portën e saj dhe duke u përpjekur të shfrytëzonte rastet që i jepeshin, për të gjetur rrjetën kundërshtare. Por, 90 minutat e kohës së rregullt përfunduan me rezultatin 1:0, duke mos e shmangur nevojën e kohës shtesë, gjatë së cilës nuk sollën ndonjë risi, veç lodhjes së dy ekipeve dhe dëmtimeve të papritura. Në fillim Orelesi e më pas edhe Arapi, i cili nuk mundi të kthehej në fushë, duke e lënë Skënderbeun me një lojtar më pak, pasi trajneri, Mirel Josa, i kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Nga gjuajtjet e 11-metërshave, Skënderbeu ishte më i pafat. Shënuan, Shkëmbi, Ribaj, Shehi, Gvozdenovic, Bici dhe Lilaj. Por, gabuan në ditën e tyre më të rëndësishme, Radas, Orelesi dhe Nimanga. Pavarësisht përpjekjeve të portierit, Orges Shehi, heroi i përkohshëm i korçarëve, me 2 penallti të mbrojtura, fati nuk donte që Skënderbeu të avanconte më tej në fazën e grupeve të Ligës Evropiane. Penalltitë përfunduan në favor të “Chornomorets Odessa” (6:7), duke i kualifikuar ukrainasit në grupe.



Share