• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosovarja, kampione e botës!
e Mërkurë, 28 Gusht 2013 15:49

kampione_majlinda_kelmendiRio de Zhanerio, 28 gusht 2013 - Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë, në kategorinë deri në 52 kilogramë, në Kampionatin botëror të xhudos, i cili po zhvillohet në Rio de Zhanerio. Kësisoj, ajo e ka shkruar një faqe të re në historinë e sportit kosovar, pasi e ka realizuar suksesin më të madh në karrierën e saj të deritashme, por edhe arritjen më të madhe në historinë e sportit kosovar.
Në finale, Majlinda arriti ta mposhtë brazilianen, Erika Miranda, me ipon, edhe pse kjo e fundit pati mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve vendas. Majlinda i nisi garat nga rrethi i dytë, ku e mposhti portugezen, Zhoana Ramos, me ipon, derisa në rrethin e tretë ajo arriti ta mposhtë francezen, Priskila Gneto. Në rrethin e katërt, xhudistja nga Kosova u tregua më e mirë se gjermanja, Marin Kraeh, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku arriti ta mposhtë xhudisten e tretë në botë, Juki Hashimoto, pas një dueli tejet të fortë. Pas kalimit të japonezes, Majlinda dhe trajneri i saj, Driton Kuka, nuk arritën të përmbaheshin nga lotët. Në finale, xhudistja kosovare shkëlqeu, duke konfirmuar edhe një herë se është sportistja dhe ambasadorja më e mirë që aktualisht ka Kosova.
Pasi e mposhti brazilianen, Erika Miranda, në finale të Kampionatit Botëror, Majlinda u stolis me medaljen e artë, ndërsa në sfond u intonua himni kombëtar shqiptar dhe jo himni shtetëror i Kosovës, veprim ky që tek shqiptarët ndikoi edhe më triumfalisht.
Majlinda arriti ta bëjë, atë që asnjë sportist tjetër nuk e bëri kurrë, të intonoj himnin tonë kombëtar! Ndërkohë, ajo në këtë garë mbante logon e Republikës së Kosovës. Teksa ngjitej në skenë, për të pranuar medaljen, asaj iu mbushën sytë lot, kur dëgjoi himnin kombëtar. Majlinda arriti ta dëshmoj se sporti është rruga më e mirë për të lobuar për vendin. E gjithë bota ishte duke e vështruar mbrëmë Majlindën, teksa po jepte imazhin më të mirë të mundshëm për Kosovën dhe shqiptarët.



Share