• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Salim Jenuzi, zyrtarisht kandidat i PDK-së!

thaci_jenuzi_kandidatDragash, 24 gusht 2013
– Kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot është nominuar edhe zyrtarisht si kandidat i PDK-së për këtë post, në zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 3 nëntor. Kjo u bë solemnisht në Dragash, nga kreu i PDK-së dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Adem Grabovci. Kryeministri Thaçi, nominimin e Jenuzit e mbështeti në punën e tij që ka bërë, në gjashtë vitet e fundit, si kryetar i kësaj Komune, duke e vlerësuar maksimalisht qeverisjen e tij, për të cilën tha se ka bërë më shumë punë, seç është bërë për gjysmëshekulli në këtë komunë të varfër. “Jenuzi, realisht ka punuar shumë në Dragash. Më shumë seç është punuar për 50 vjet në infrastrukturën e kësaj komune. Dhe, jo vetëm kaq. Jenuzi ka arritur që t’i bashkoj njerëzit e partisë, madje edhe ata të partive dhe etnive të tjera”, deklaroi Thaçi.
Ndërkaq, Salim Jenuzi, tha se gjatë qeverisjes së PDK-së në Dragash, janë realizuar shumë projekte në vetë qytezën e Dragashit, si dhe në fshatrat që gravitojnë në këtë komunë. “Megjithatë, sfidë e madhe na mbetet ndërtimi i një salle sportive dhe ngritja e një stacioni elektrik prej 110 kilovatësh, i cili do të ndikonte në stabilizimin e energjisë”, tha Jenuzi, duke shprehur optimizëm se për realizimin e këtij projekti, do të ketë mbështetjen e kryeministrit dhe qeverisë. Nominimi zyrtar që iu bë kryetarit aktual, sot ka shuar dyshimet e shumë anëtarëve të kësaj partie dhe jo vetëm, të cilët gjithë vëmendjen e kishin përqendruar tek PDK-ja, e cila, tash e gjashtë vjet, po e qeverisë komunën e Dragashit.


Share