• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shuhet ëndrra e Kukësit, jo dhe lavdia!
e Enjte, 22 Gusht 2013 21:24

kukesi_qemal_stafaTiranë, 22 gusht 2013
- Skuadra modeste nga veriu i Shqipërisë, e cila ishte befasia më e këndshme e eliminatoreve të Evropa Ligës, Kukësi, duket se deri këtu e kishte hovin e saj, pasi është mposhtur në Tiranë nga turqit e “Trabzonsporit”, me rezultatin 2:0.
Sonte, duket se është shuar ëndrra e kësaj skuadre, por edhe e gjithë shqiptarëve, për një kualifikim të mundshëm dhe historik në fazën e grupeve. Megjithatë, Kukësi mbetet një super skuadër, e cila në këtë edicion i ka kaluar parashikimet e të gjithë ekspertëve të futbollit, duke eliminuar edhe gjigantë të futbollit evropianë, siç ishte  “Metalurg Donjeck” nga Ukraina. Sidoqoftë, Kukësi do të ketë edhe një ndeshje, pas një jave, në Turqi, kundër “Trabzonit”, i cili sonte ia zbehu shpresën në shtëpi të vet. Bazuar në rezultatin e sotëm, vetëm mrekullia mund ta shpëtoj Kukësin nga eliminimi. E, nëse këtu është fundi i këtij rrugëtimi historik të skuadrës së vogël shqiptare, Kukësi largohet me kokën lartë, duke qenë i vetëdijshëm se ka dhënë gjithçka nga vetja dhe se ka bërë të pamundurën, deri në këtë fazë.



Share