• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në përplasjen me “Adio Tours”, vdes i riu!
e Mërkurë, 21 Gusht 2013 21:30

autobusi_adio_toursPodujevë, 21 gusht 2013
- Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme, pasi drejtuesi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin, i cili po vinte nga Beogradi për në Dragash. Burimet tona kanë mësuar se autobusi i përket firmës “Adio Tours”, i cili qarkullonte në vijën e rregullt, Beograd – Dragash, dhe në bord kishte rreth 40 udhëtarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës dhe, sipas policisë, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit “Golf”, në të cilën ndodheshin disa të rinj. Për pasojë, një 16 vjeçar, i cili ishte në ulësen e pasme, ka mbetur i vdekur, ndërsa drejtuesi i automjetit, si dhe bashkudhëtari i tij, që ishte në ulësen e parë, kanë marrë lëndime të rënda. “Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture, në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij rasti, por nga burimet tona mësohet se autobusi ishte në rrugëtim e sipër, kur papritmas automjeti që po lëvizte në drejtim të kundërt dhe me shpejtësi të madhe, në tejkalim e sipër të disa automjeteve, përplaset me autobusin. Këto burime thonë se, të kota ishin përpjekjet e drejtuesit të autobusit që t’i shmangej aksidentit, pas të cilit autobusi del fare nga rruga.



Share